Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushte e parcelave për kultivim
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë kriteret për zonat dhe parcelat ku do të kultivohet kanabisi mjekësor.
Në vendim thuhet se duhet një mjedis kultivues dhe i mbuluar, i cili krijon kushte të favorshme për rritjen e bimëve, duke mbrojtur ato nga ndikimet atmosferike të jashtme, si ndryshimet ekstreme të temperaturës, era apo reshjet e shiut. Ky ambient lejon depërtimin e rrezatimit diellor dhe zakonisht përfshin struktura, si sera ose tunele plastike, që ofrojnë një shkallë të caktuar kontrolli mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira të bujqësisë dhe të mbledhjes të Agjencisë Evropiane të Barnave.
Parcelat e tokës nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, ushtarake, etj.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STANDARDEVE PËR ZONAT DHE PARCELAT E TOKËS, NË TË CILAT DO TË LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Standardet”, tërësia e kërkesave dhe kritereve që duhet të kenë zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale;
b) “Parcelë e tokës”, sipërfaqe e kufizuar e tokës, përfituar me aktin e fitimit të pronësisë, e cila do të përdoret për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”;
c) “Ambient i mbrojtur”, një mjedis kultivues dhe i mbuluar, i cili krijon kushte të favorshme për rritjen e bimëve, duke mbrojtur ato nga ndikimet atmosferike të jashtme, si ndryshimet ekstreme të temperaturës, era apo reshjet e shiut. Ky ambient lejon depërtimin e rrezatimit diellor dhe zakonisht përfshin struktura, si sera ose tunele plastike, që ofrojnë një shkallë të caktuar kontrolli mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira të bujqësisë dhe të mbledhjes (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;
ç) “Ambient i mbyllur”, një mjedis plotësisht kultivues, i mbuluar dhe i izoluar nga ndikimet e jashtme atmosferike, i cili ofron kushte të favorshme për rritjen e bimëve, pa depërtimin e rrezatimit natyror diellor. Ky lloj ambienti përdor ndriçim artificial e sisteme kultivuese për parametrat, si: drita, lagështia, temperatura, ventilimi dhe për ndikimin e faktorëve të tjerë të jashtëm, duke siguruar kushte optimale për kultivimin, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira bujqësore dhe të grumbullimit (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;
d) “Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale;
dh) “Terren kultivues ose substrakt kultivues”, një material ose përzierje materialesh, natyrore ose të prodhuara, që siguron mbështetje fizike dhe furnizim me ushqyes për rritjen e bimëve, që mund të përfshijë tokë natyrale, torfë, perlit, vermikulit, fibra kokosi apo substrakte të tjera, që krijojnë kushte të përshtatshme për rritjen e bimëve në një ambient kultivues, duke lejuar rregullimin e lagështisë, ajrimit dhe ushqyesve.
2. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes;
ç) përqendrimi i metaleve të rënda në tokë apo në terrene kultivuese (substrakte kultivuese), ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, që nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
d) toka apo terrenet kultivuese (substraktet kultivuese), ku kultivohet cannabis-i mjekësor, që duhet të plotësojnë standardet e parashikuara në udhëzuesit për praktikat e mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).
3. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime industriale janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura dhe të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban nga dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
4. Në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
5. Në rastet, kur parcela e tokës përdoret për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë, në zbatim të përcaktimeve të Kodit Civil dhe të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”.
6. Standardet e parashikuara në pikat 2, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, e 3, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, të këtij vendimi, nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.
7. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e licencuara dhe me leje për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Sondazh

Banesë në përdorim për ushtarakët pa shtëpi-Projektligji/Mbështetje shtesë për Forcat e Armatosura, nga paga te shpërblimet
Ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura do iu ofrohet banesë në përdorim në objektet ekzistuese të përshtatura për strehim apo në objektet e reja të......

Kompanitë më të qëndrueshme në botë - Cilat vende janë mikpritëse për to?
Schneider, një firmë e pajisjeve elektrike me bazë në Francë, është emëruar firma më e qëndrueshme në botë sipas një raporti të sapo publikuar nga Corporate......

Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar......

“Turizmi i qëndrueshëm, sfidë” - Rama në Davos: Po pëpiqemi të ruajmë balancat mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është një nga sfidat e Shqipërisë”. Nga sesioni me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”, në Forumin Ekonomik Botëror që......

“Gjermania duhet të qëndrojë në energjinë e gjelbër” - Habeck i përgjigjet Trump: Do të vijojmë projektet tona
Qëndrimi në planet e rritjes për energjinë e gjelbër është përgjigja më e mirë ndaj Donald Trump pas lëvizjes "fatale" të presidentit të SHBA për t'u......

Hidrogjeni i gjelbër lidh Europën me Afrikën - Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Korridorit të Jugut
Nënshkruhet marrëveshja për projektin e ndërtimit të Korridorit Jugor të Hidrogjenit (SouthH2Corridor), që kalon përgjatë 3.300 kilometrave nga Afrika e......

Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit!
Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë......

303 pika të këmbimit valutor vetëm në Tiranë - BSH: Në 2024 u hoqën 24 licenca, por u shtuan 13% më pak krahasuar me vitin 2023!
Në 2024 është shtuar numri i pikave të këmbimit valutor në të gjithë vendin, por nga ana tjetër është rritur edhe numri i subjekteve, të cilëve i është hequr......