Kalon akti normativ, qeveria jep 10 mln euro për "“Machine Thinking Lab”!
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat akti normativ nr.3, datë 29.04.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025”.
Ky rishikim i parë i buxhetit 2025, i miratuar në datën 29 Prill 2025 nga Këshilli i Ministrave, reflekton në buxhetin vjetor vetëm një ndryshim në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, i cili siguron alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Fondi i është akorduar MEKI-t në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale.
“Ky investim nuk duhet parë thjesht si një angazhim financiar, por si një mundësi strategjike për të ndërtuar të ardhmen teknologjike të Shqipërisë, për të pozicionuar vendin tonë si një pikë referimi për inovacionin në rajon dhe më gjerë, si dhe për të krijuar një ekonomi më të avancuar, të lidhur me tregjet globale të dijes dhe kapitalit”, u shpreh Malaj.
Qëllimi i qeverisë shqiptare, tha më tej Ministri, është të ndjekë modelet bashkëkohore dhe të rrisë përfshirjen e Inteligjencës Artificiale (IA), duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera.
Nga ana tjetër, Ministri vuri në dukje faktin se akti normativ ruan të paprekur deficitin buxhetor, i cili pas ndryshimeve të mësipërme në të ardhura dhe shpenzime, vazhdon të qëndrojë në nivelin rreth 68 miliardë lekë, sikundër është miratuar edhe në buxhetin fillestar 2025.

OECD tkurr parashikimin e rritjes globale - Lufta tregtare pritet të ngadalësojë ekonominë botërore
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) reduktoi parashikimin e saj të rritjes ekonomike globale, duke përmendur ndikimin e një lufte......

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për pasuritë e konfiskuara - Xhaja: AAPSK është e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal
Shqipëria dhe Kosova, po hedhin hapa konkretë drejt forcimi të bashkëpunimit në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Agjencia e......

Britania synon të shmangë taksën e karbonit të BE-së - Mosarritja e një marrëveshjeje mund t’i kushtojë 1 miliard dollarë
Britania e Madhe do të hasë vështirësi në lidhjen e tregut të saj të karbonit me atë të BE-së në vetëm shtatë muaj, për të shmangur përballjen e kompanive të......

Këto janë pesë profesionet më të kërkuara në pesë vitet e ardhshme!
Një e ardhme pa punëtorë njerëzorë duket e pamundur, të paktën për momentin. Pavarësisht rritjes së teknologjive dixhitale, puna manuale ka të ngjarë të jetë......

Fruthi në Europë: Ku janë rastet më të shumta e një prej sëmundjeve më ngjitëse në botë?
Një nga sëmundjet më ngjitëse në botë po përhapet në Europë. Fruthi ka qenë në rritje për muaj të tërë. Viti i kaluar ishte më i keqi për fruthin në Europë......

Barra tatimore në Evropë - Në cilat vende taksat rriten më shpejt se pagat?
Ndër 27 vendet evropiane të pranishme në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për Pagat Tatimore 2025, shtatë prej tyre regjistruan......

Transaksionet në sportelet e bankës, me rënie - BSH: U realizuan 4.5% më pak veprime gjatë tremujorit të parë
Shqiptarët kanë kryer më pak veprime përmes arkës në degët fizike të bankave gjatë tremujorit të parë të vitit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Microsoft, 400 milionë USD në Zvicër - Investimet do të shkojnë për zgjerimin e “IA”, infrastrukturën cloud
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj cloud dhe inteligjencës......