Kalimi i sigurt në Qukës-Qafë Plloçë - ARRSH hap tenderin e mirëmbajtjes me fond limit rreth 32 mln lekë
Mirëmbajtja e rrugës Qukës – Qafë Plloçë parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të aksit të ri për një periudhë 12-mujore, teksa kontrata parashikon shërbime rutinë, sikurse janë pastrimet e rrugës, të kanaleve apo vegjetacionit, shërbime dimërore, si dhe reagim ndaj fenomeneve të paparashikuara natyrore, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë qarkullimit të automjeteve.
Pjesë e paketës së mirëmbajtjes janë edhe dy tunelet e segmentit, me gjatësi prej 716 m dhe 311 m. Sipas relacionit teknik, për segmentet më të ekspozuara kërkohet intensifikim i borëpastruesve dhe menaxhim i ngricave, duke përdorur flotë dhe protokolle të dedikuara për ruajtjen e niveleve të shërbimit gjatë gjithë sezonit të ftohtë.
Përmbyllja e procedurave tenderuese dhe nënshkrimi i kontratës për këtë aks rrugor ka rëndësi të veçantë, pasi segmenti shtrihet në terren malor dhe shpesh herë janë ngritur pikëpyetje nëse mund të rrezikohet nga bllokimi i borës apo ngricave. Gjithsesi, gjatë përurimit u bë me dije se kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në vendin tonë kanë eksperiencë të mjatueshme për të garantuar që rruga të mos bllokohet e të qarkullohet me siguri.
Segmenti rrugor Qukës–Qafë Plloçë, me gjatësi 43.3 km konsiderohet një aks strategjik që lidh Tiranën, me Korçën dhe i shërben komuniteteve të zonës së Mokrës. Ai u hap për qarkullimin në fillim të muajit shtator, pas shumë vitesh zvarritje të punimeve.

Sa individë janë punësuar nga Zyrat e Punës? - 1,311 persona, përfituan pagesën e papunësisë në 8 muaj
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, shërbimi i punësimit ka regjistruar një total prej 17,396 punëkërkuesish në zyrat përkatëse në gjithë vendin. Ky......

“Shtrëngohen” procedurat për investimet publike - Lista unike/ Studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë
Qeveria ka vendosur që të forcojë rregullat për projektet e investimeve publike në vend. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren......

Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - Balluku: Që nga viti 2023 Shqipëria u rrit me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National......

Kredia, e përballueshme për xhepin e shqiptarëve - BSH: Aftësia paguese e familjeve është përmirësuar. Huaja zë më pak se 30% të të ardhurave
Familjet shqiptare nuk ndeshin vështirësi në shlyerjen e kredisë së tyre. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, aftësia paguese e......

Euro, a e dominon sistemin financiar shqiptar? - AMF: Ulet me 1.8% prania e monedhës evropiane në tregun e sigurimeve
Megjithëse ekonomia shqiptare vijon të jetë tepër e euroizuar, duket se së fundmi, monedha evropiane po e humbet shkëlqimin në disa sektorë të sistemit......

“Tranzicioni energjetik, s’arrihet pa punonjës të kualifikuar” - Aftësitë, plan veprimi për arsimim dhe trajnim në energji të rinovueshme
“Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ketë sukses pa punonjës të kualifikuar dhe sisteme arsimore moderne”. Deklarata vjen nga Iniciativa për Reformën e Arsimit......

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone
Tendencat në botën digjitale ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, duke reflektuar risitë më të fundit të teknologjisë, zhvillimet e tregut global dhe......

Kroacia, 44 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Fondet, pjesë e një pakete 111 milionë euro që përfshin sistemin gjyqësor
Në kuadër të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane, Kroacia do të përfitojë 21.6 milionë euro nga Programi për Tranzicionin e Gjelbër dhe 22 milionë euro nga......