Kalimi i detyrës në Ministrinë e Mbrojtjes, Ermal Nufi: Shërbimi ndaj Atdheut, detyrë që nuk vjen pa sakrifica

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Pirro Vengu tek ministri i ri i Mbrojtjes te Ermal Nufi. Ministri i ri tha se e merr këtë detyrë me nder e përkushtim
“Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ju mbroni territorin e vendit tonë, garantoni sigurinë e qytetarëve tanë, përfaqësoni Shqipërinë me nder. Aleatët tanë kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre duke dekoruar, njohur kontributet në të cilët kemi edhe dëshmorë. Shqipëria e ka treguar që s’është vetëm kontribuese. Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e këtij vendi, që kanë sakrifikuar jetën e familjen. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, tha Nufi ndër të tjera.
Në fjalën e tij ish ministri Vengu e quajti fat dorëzimin e detyrës tek një mik dhe bashkëatdhetar shumë i mirë.
“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria mbrohet në tryeza të tjera. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie. Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë duke treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Më ka mësuar vetëpërmbajtjen në raport me bindjen e të vërtetave absolute. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme sepse për të ndalur armët, duhen armë dhe këtu qëndron pesha. Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një miku dhe bashkatdhetari të mirë. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, misionin e vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Faleminderit për besimin!”, tha Vengu.
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku ideal për pushime
“Për turistët që kërkojnë një destinacion të ri, me ujëra kristaltë dhe çmime jashtëzakonisht konkurruese, Riviera Shqiptare është surpriza që nuk e......
Vendimi i Qeverisë: Rritja e pagës minimale, bizneset do të kompensohen me 16.7%
Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së......
Vendimi i Qeverisë: Rregulla shtesë për kreditë e pakthyera me garanci shtetërore
Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i sotëm i Këshillit të......
Albin Kurti: Dekreti i Osmanit, antikushtetues. Kuvendi shpërndahet pas raundit të tretë për Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi deklaroi se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të......
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi!
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme,......
“I qartë për objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës” - Karakaçi: Do ja dalim që të çojmë përpara sfidat dhe të arrijmë atë që qytetarët kërkojnë
Enea Karakaçi ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë prezantimit nga paraardhësja e tij në atë pozicion, Belinda......
Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”
Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi......
Qeveria miraton procedurat për kthimin e garancive shtetërore dhe menaxhimin e kredive të pakthyera
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurës së detajuar për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe për procedurat e......


