Kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta - Rekomandimet e Këshillit të Investimeve: Sjellin transparencë dhe lehtësi për biznesin

Rekomandimet e Këshillit të Investimeve për reformimin e sistemit të pronësisë po marrin formë konkrete përmes një sërë masash të ndërmarra nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Një ndër rekomandimet kryesore ka qenë ndërtimi i një vizioni të konsoliduar dhe bashkëkohor për regjistrimin e pronës, i orientuar drejt mbështetjes së investimeve private, i shoqëruar me një plan veprimi për digjitalizimin dhe reduktimin e praktikave korruptive. Në këtë kuadër, është miratuar Udhërrëfyesi i Digjitalizimit 2025–2028, që përcakton hapat konkretë për transformimin e sistemit kadastral sipas standardeve të BE-së.
Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me digjitalizimin e plotë të të dhënave të pronësisë dhe rritjen e transparencës. Aktualisht, procesi i skanimit të dokumenteve ka përfunduar dhe rreth 80% e kartelave të pasurisë janë digjitalizuar, ndërsa shërbimet po kalojnë gradualisht online përmes platformës e-Albania.
Këshilli i Investimeve ka rekomanduar gjithashtu krijimin e një linje të shpejtë për biznesin, veçanërisht për sektorin financiar. Ky rekomandim është reflektuar përmes shërbimit “FAST”, i cili mundëson përpunimin e aplikimeve për dokumente pronësie brenda 24 orëve. Një tjetër pikë kyçe ka qenë përshpejtimi i regjistrimit të pronës shtetërore përmes një liste prioritare. Në zbatim të këtij rekomandimi, janë identifikuar prona prioritare dhe janë përfunduar dy fashat e para me rreth 800 pasuri të regjistruara, ndërsa procesi vijon me fazën e tretë.
Po ashtu, është rekomanduar lehtësimi i barrës financiare dhe eliminimi i pengesave administrative për pushtetin vendor. Për këtë qëllim, janë vendosur tarifa të reduktuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke nxitur përshpejtimin e regjistrimit të pronave. Në tërësi, këto masa tregojnë se rekomandimet e Këshillit të Investimeve nuk kanë mbetur vetëm në letër, por po përkthehen në hapa konkretë drejt një sistemi më transparent, efikas dhe miqësor për investitorët.
Ku ia vlen të kursesh në 2026? - “Rimëkëmben” depozitat afatshkurtra për individët. Afatgjatat për bizneset, më fitimprurëse
Viti 2026 ka nisur me norma interesi të pafavorshme për depozitat afatgjata të qytetarëve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë, norma......
Nafta rritet, tregjet vlerësojnë rrezikun e furnizimit - Irani mohon bisedimet me SHBA-në. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Nafta u rrit të martën për shkak të frikës nga furnizimi, pasi Irani mohoi se kishte zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në......
Kontrolle të shtuara për pijet alkoolike - Dogana ndëshkon subjektin në Berat me 45.7 milionë lekë detyrime
Administrata Doganore ka shtuar kontrollet për respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, kryesisht pije......
Mbi 89 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total për shkak të rimbursimeve
Mbi 89 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Lufta i jep goditje më të fortë gazit natyror sesa naftës - Çmimet e LNG në Evropë janë rritur 85%, ndërsa të naftës vetëm 55%
Në shikim të parë, lufta e Iranit duket se po godet naftën dhe gazin me të njëjtën forcë, ndërsa raketat, sulmet me dronë dhe ndërprerjet e transportit detar......
Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me Gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, Gjeneral Brigade, Vito Giordano, dhe......
Malaj në takimin e iniciativës FUTURE500 për zhvillimin ekonomik të Europës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500. Aktiviteti u zhvillua me ftesë të......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan është dobësuar duke regjistruar rënie të ndjeshme këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.2 lekë dhe duke u shitur......


