Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2025, 12:13

Jo vetëm pritëse, por Shqipëria edhe eksportuese kapitali - BSH: Që nga 2021, pesëfishim i investimeve direkte të bizneseve tona jashtë vendit

Nga Ledina Elezi

Jo vetëm pritëse, por Shqipëria edhe eksportuese kapitali - BSH:

Jo vetëm të huajt po investojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët jashtë vendit. Gjatë 5 viteve të fundit, bizneset shqiptare kanë shtrirë ndjeshëm investimet e tyre edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se vetëm në 9 muaj, është tejkaluar me 12 milionë euro totali i zotërimeve shqiptare në formën e investimeve direkte jashtë vendit që ishin në 2024, duke arritur në 231 milionë euro në 2025.

Që prej 2021, ku totali i investimeve ishte vetëm 43 milionë euro, kjo shifër rezulton të ketë kapur një vlerë rekord prej 238 milionë eurosh në 2023. Viti i kaluar shënoi një rënie me 8%, ndërsa 2025 pritet të shënojë një rekord të ri.

Të huajt po sjellin shumë para, por edhe ne po investojmë shuma të konsiderueshme jashtë vendit.

Këto investime përfshijnë kryesisht hapje filialesh, blerje kompanish, riinvestim fitimesh dhe huadhënie brenda grupeve në sektorë si tregtia, ndërtimi, energjia, shërbimet dhe teknologjia. Në thelb, ato pasqyrojnë një fazë të re të zhvillimit të biznesit shqiptar, i cili nuk kufizohet më vetëm në tregun vendas, por po kërkon të pozicionohet në rajon dhe më gjerë.

Nga ana tjetër, rritja e investimeve shqiptare jashtë vendit nuk e zbeh rëndësinë e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, por krijon një dinamikë më të balancuar të flukseve të kapitalit. Shqipëria vijon të jetë pritëse e fondeve të huaja, por gjithnjë e më shumë po shfaqet edhe si eksportuese e kapitalit.

Nga 2021 deri në 2025 ka pasur një pesëfishim të investimeve direkte të shqiptarëve jashtë vendit dhe nëse ky trend vazhdon, pritet një rol gjithnjë e më aktiv i bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......