Shqipëria Postuar më 31 Janar 2025, 12:47

Jo vetëm diell, 9 licenca të reja për HEC-e - Parashikohet ndërtimi i 10 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW

Nga Ola Mitre

Jo vetëm diell, 9 licenca të reja për HEC-e - Parashikohet

Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë dhënë edhe një numër licencash për hidrocentrale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë janë 9 subjekte të licencuar në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, teksa numri i HEC-eve që parashikohet të ndërtohet prej tyre është 10.

Dy prej këtyre licencave janë dhënë fillimisht në vitin 2023, por në vitin 2024 kanë patur rishikime. Sa i takon kapacitetit të instaluar bëhet fjalë për impiante të vegjël, ndërsa në total fuqia e instaluar arrin në gati 46 MW.

Këto licenca i shtohen atyre të dhëna për energjinë diellore, teksa mbi 303 MW energji diellore u licencua përgjatë vitit 2024, vlera më e lartë e shënuar që nga nisja e licencimit të kompanive në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie.

Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në total janë 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.

Ndërkaq, ndryshe paraqitet situate për energjinë e erës, që aktualisht mbetet e pashfrytëzuar në vendin tonë. Edhe përgjatë vitit 2024 nuk u licencua asnjë kompani në këtë aktivitet, teksa numërohe vetëm 2 licenca aktive të dhëna nga Enti Rregullator i Energjisë në vitet 2007 -2008.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat