“Jo më koncerte me para’ publike” - Forumi për Strategjinë Kombëtare të Kulturës, Gonxhja: Të kemi ide biznesi kulturor
U zhvillua forumi hapur mbi strategjikën Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Në këtë forum, midis të tjerave u diskutua edhe mbi kontributin që kultura ka në gjenerimin ekonomik të vendit.
Blendi Gonxhja Ministër i Turizimt, Kulturës dhe Sportit
“Duhet të shkojmë drejt një gjenerimi ekonomik, me ide biznesi por jo që ta bëjmë kulturën thjeshtë biznes. Nuk ka pse të harxhojmë 400-500 mijë euro, për koncerte të cilat mund të shesin lehtshëm 100 euro për biletë. Ku unë s’gjeja biletë te dy prej konceretve te “Sheshi Skënderbej”, atëherë pse duhet të harxhojmë para’ nga buxheti i shtetit për koncerte të cilat janë të suksesshme në sheshet kryesore të qytetit. Kjo është çmenduri. Ne nuk jemi në nivelin që duhet të paguajmë për koncerte, që t’na vijnë turistë për të parë koncerte në sheshin Skënderbej. A po, në rast se do të kemi “28 nëntor”, kemi festën e Pavarësisë, ne nuk mund të bëjmë bileta në “Sheshin Skënderbej”, do vijmë në koncer me kë të duam ne, nga më të rëndësishmit, do t’i japim lekët që i takojnë.”
Një strategji kulture për të ardhmen, do të jetë një vlerë e rëndësishme gjithashtu edhe për bashkëpunime ndërkombëtare.
Letizia Fischioni - Zv. Drejtoreshë AICS Tirana
“Iniciativa jonë, do të realizojë bashkëpunim me fondacione, e cila është një realitet i shkëlqyer Italian, në këtë sektor. Objektivi ynë është të kemi një shkëmbim të ekspertizës me realitetin shqiptar, dhe të sjellim atë çka është më e mira në sektorin kulturor. Të kesh një strategji të kulturës në këtë moment historik do të thotë edhe krijosh një instrument dialogu midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane dhe padyshim edhe vendet e zonës dhe të nivelit ndërkombëtar.”
Kontributi ekonomik i kulturës zhvlerësohet, por duke rritur bashkëpunimet kthehet në motor zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Mario De Rosa - Sekretar i Parë, Zyra e Tregtisë, Ambasada Italiane, Tiranë
“Kultura është motorri i zhvillimit të qendrueshëm dhe shpeshherë nënvlerësohet sepse nuk mund të vlerësohet edhe vlera ekonomike që mund të sjellë kultura sepse mund të jetë motorri i zhvillimit ekonomik. Dhe në rastin e Shqipërisë, mendojmë për trashëgiminë e pasur kulturore dhe ekologjike që ka ky vend. Është një trashëgimi e madhe.”

Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? - Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv
Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme......

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu i KQZ: Ndërpremë përgatitjet për kryeqytetin. Në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kreu Komisionit Qendror......

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet fituese për “promovimin e demokracisë”
Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025, njoftoi Komiteti Norvegjez. “Si udhëheqëse e lëvizjes......

Sa e qëndrueshme financiarisht është Bashkia Vlorë? - “Furnizohet” nga tarifa e pastrimit, shpenzon 198 euro për banor
Bashkia Vlorë ka pasur një perfomancë në rritje sa i takon të ardhurave të mbledhura përgjatë vitit që lamë pas, kjo ndikuar edhe nga fakti se është një......

“Ekonomia globale, më mirë se sa pritej” - Kreu i FMN: Pabarazitë dhe inteligjenca artificiale rrezikojnë tregun
Ekonomia botërore ka treguar rezistencë më të madhe nga sa pritej, pavarësisht goditjeve të shumta, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke......

Si qëndrojnë shqiptarët në raportin punë-jetë? Ruajmë ekuilibër të mirë, ndërsa amerikanët përballen me ditët më të gjata të punës
Balanca midis punës dhe jetës në këtë periudhë është bërë një faktor i rëndësishëm sa i përket jetës sociale. Një anketë globale e revistës CEOWORLD shqyrtoi......

Kreditë me probleme mbeten në “zonën e sigurt”/ Bankat ruajnë shëndetin financiar edhe pse huatë e këqija lëvizën lehtë në rritje
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë......

Greqia “shpërndan” gazin në Evropë - Gazsjellësi grek, gati të dyfishojë furnizimet nga Azerbajxhani
Sistemi grek i transmetimit të gazit natyror është tashmë plotësisht i përgatitur për të pranuar dhe transmetuar dyfishin e sasisë aktuale të gazit nga......