“Jeta nuk shihet si aset ekonomik nga shqiptarët”/ Hajdarmataj: Duhet një edukim më i madh mbi rëndësinë e sigurimit të saj
Pavarësisht se sigurimi i jetës ka pësuar rritje nga viti në vit, raporti me llojet e tjera të sigurimeve mbetet shumë i thellë. Sigurimi i detyrueshëm i makinës është ai me numrin më të madh të primeve, për të cilin renditemi mirë edhe me rajonin, por jemi të fundit për sa i takon sigurimit të jetës.
Aktualisht, jo-jeta zë peshën më të madhe në tregun e sigurimeve. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se rreth 91% e vëllimit të primeve të shkruara bruto shkojnë për sigurimin e jo-jetës dhe vetëm 9% shkojnë për jetën.
“Jeta, akoma nuk konsiderohet nga shqiptarët edhe si një aset ekonomik, pra nuk e konsiderojmë që në rast të një ngjarjeje, je i rrezikuar nuk po themi për humbjen e jetës për të cilën nëse ke pasur një kontratë sigurimi, përfitojnë trashëgimtarët, përfiton familja dhe nuk është pak, por edhe në rast humbjeje aftësie për punë, të pjesshme, të përkohshme apo të përhershme. Duke na u dukur si një gjë shumë e largët kjo, siç duket shqiptarët në ato hallet e përditshme nuk mendojnë për pasojat e një ngjarjeje dhe sigurohen shumë pak,” u shpreh Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Sipas saj, nevojitet një ndërgjegjësim dhe edukim më i madh i popullsisë mbi rëndësinë e sigurimit të jetës.
“Përsëri dhe te kjo klasë, përsëri te ky koeficient aq i ulët, peshën kryesore e zënë bankat që japin një kredi dhe detyrojnë të sigurojnë kredimarrësin, pronën për ta patur vetë garanci banka si kolateral atë shumë që të ka dhënë, por edhe jetën e kredimarrësit, kështu që edhe këtu mbetet shumë punë për tregun e sigurimeve për të shpërndarë informacion, për të ndërgjegjësuar, për të patur një edukim të popullatës mbi rëndësinë e sigurimit të jetës. Dhe kjo përveçse është një garanci financiare në rast se diçka ka ndodhur, është edhe një qetësi sociale, një qetësi shpirtërore që duke pasur një kontratë sigurimi të tillë, do jesh i dëmshpërblyer”, tha Hajdarmataj.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit të jetës gjatë pesëmujorit të parë ka arritur mbi 70 mijë, duke shënuar një rritje me 19% krahasuar me janar-maj 2024.

Euro “falenderon” paktin BE-SHBA/ Monedha evropiane shënon rritje pas marrëveshjes tarifore
Euro shënoi rritje të hënën pas lajmit për një pakt tregtar kornizë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe......

Vatra aktive zjarri në Sasaj të Himarës/ Balluku: Jemi në gatishmëri. Bashkëpunim mes OSHEE dhe Bordit të Kullimit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga fshati Sasaj në Himarë, tha se në zonë vijojnë vatrat aktive,......

Rinisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë/ Synohet zgjatja e “armëpushimit” tarifor midis palëve
Zyrtarët e lartë ekonomikë amerikanë dhe kinezë do të rifillojnë bisedimet në Stokholm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ekonomike afatgjata, duke synuar......

BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare/ Evropa do të përballet me tarifa 15% për eksportet drejt SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaruan se kishin arritur një marrëveshje......

Tarifat “trondisin” Volkswagen/ Gjiganti evropian raporton 1.3 miliardë euro humbje në vitin 2025
Volkswagen raportoi humbje prej 1.3 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, si pasojë e tarifave tregtare të administratës Trump. Kompania gjithashtu uli......

30 miliardë dollarë në vit për IA/ Oracle zbulon marrëveshjen me OpenAI për qendrat e të dhënave
Kompania e zhvillimit të inteligjencës artificiale Open AI ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me Oracle me vlerë 30 miliardë dollarë në vit për të......

“Penalitete dhe publikim identitetesh”, Balluku: Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ashpër ndaj zjarrvënieve të qëllimshme në......

Temperaturat e larta vënë në provë rrjetin energjetik - OST dhe OSSH në gatishmëri të lartë për të garantuar furnizimin
Përballë rritjes së temperaturave dhe ngarkesës në rrjetin elektrik, strukturat e sektorit energjetik në vend janë vënë në gatishmëri të lartë për të......