Jet Bank në qendër të debatit në Kuvend - Ismaili: Licencimi nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë

Siguria e bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri, Jet Bank, ka qenë fokusi i interpelancës së parë të seancës plenare të Kuvendit, e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, pas pretendimeve se bankat digjitale janë burim për pastrim parash dhe vihet në dyshim siguria kibernetike, stabiliteti financiar dhe likuiditeti.
Këtyre shqetësimeve ju përgjigj Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila theksoi se licencimi dhe mbikëqyrja e kësaj banke nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë.
“Kjo çështje nuk është kompetencë e qeverisë. Kushtetuta dhe ligji për Bankën e Shqipërisë, sanksionojnë qartë pavarësinë institucionale të saj, duke përcaktuar se ushtrimi i kompetencave dhe detyrave të ngarkuara me ligj përfshirë licencimin dhe mbikëqyrjen bankare kryhet në mënyrë të pavarur dhe jashtë ndikimi nga çdo pushtet tjetër përfshirë atë ekzekutiv. Bankat në Shqipëri nuk i licencon Kryeministri, nuk i licencon qeveria, por i licencon Banka e Shqipërisë, institucion krejt i pavarur me mandat ligjor. Kushtetuta dhe ligji për Bankën e Shqipërisë e sanksionojnë qartë pavarësinë institucionale të saj, e cila nuk është vetëm një parashikim teorik, por një gur themeli për garantimin e ushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave të saj të ngarkuara me ligj, përfshirë licencimin dhe mbikëqyrjen bankare, me qëllim garantimin e besimit të publikut”, tha ajo.
Jet Bank mori miratimin përfundimtar për licencim në mars të këtij viti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.
Zgjerimi i tregut bankar aktual me një bankë si Jet do të nxisë edhe më tepër konkurrueshmërinë ndërmjet aktorëve të këtij tregu, e cila mund të përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove dhe tarifave të transaksioneve.
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë - Rama: Jemi të vendosur për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re
Në Tiranë ka nisur Sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, ngjarja e cila do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të......
Turizmi rriti pagat me 21 % gjatë 2025-ës - Cilat ishin efektet e planit? U konstatuan 873 shkelje të legjislacionit tatimor
Buxheti i shtetit ka përfituar rritje të të ardhurave nga plani sektorial antiinformalitet në fushën e turizmit i ndërmarrë gjatë 2025-ës, i cili po vijon......
Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj - Shaqiri: Interesi më i madh nga indianët. Impakti social mbetet për t’u parë
Përveç se një treg në nevojë për punonjës të pakualifikuar nga jashtë, Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithmonë e më të preferuar nga të huajt për......
Cilat janë kategoritë më me risk të bizneseve në turizëm? - Kriteret, nga xhiroja e deklaruar tek numri i punonjësve me pagë minimale
Plani sektorial i tatimeve për uljen e informalitetit në turizëm do të realizohet në bazë të riskut që paraqesin subjektet. Por cilat janë bizneset më të......
Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po rivalizon aplikacionet e inteligjencës artificiale
Aplikacionet e inteligjencës artificiale po dominojnë tregun shqiptar të telefonave inteligjentë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Appfigures,......
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? - Gjermania kryeson me 38,215 invididë, me të paktën 25.7 milionë euro secili
Klubi ultra i pasur i Evropës po rritet me shpejtësi. Numri i njerëzve me të paktën 25.7 milionë euro pasuri, të njohur si individë me vlerë neto ultra të......
Një aksident, mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim - AMF: Kompanitë e sigurimeve vijojnë rritjen e pagesave për dëmet në automjete
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......
Ari përfshihet në portofolin e rezervave të BQK - Moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Kosovës
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen......


