Shqipëria Postuar më 9 Mars 2026, 09:49

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga e Paundi

Nga Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro,

Kjo javë ka nisur pozitivisht për valutat kryesore pasi të gjitha kanë regjistruar këtë mëngjes një rritje të vlerës me Dollarin amerikan që është blerë sot me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë në raport me javën e shkuar.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë sipas kursit t këmbimit lokal në raport me javën që lamë pas.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka fituar pikë gjatë fundjavës krahasuar me javën e kaluar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 105.6 lekë dhe është shitur me 106.7 lekë.

Paundi britanik ka pasur edhe ai rritje të konsiderueshme të vlerës teksa është blerë sot me 109.8 lekë dhe është shitur me 110.9 lekë në raport me një javë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat