Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2025, 10:25

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro,

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.7 lekë në raport me javën që lamë pas.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane e ka filluar këtë javë në vlera pozitive duke u blerë këtë të hënë me 96.35 lekë dhe duke u shitur me 97.6 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke e nisur edhe ai javën në rritje teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.7 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat