Shqipëria Postuar më 11 Maj 2026, 09:55

Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro

Nga Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është shitur me 81.7 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 95.1 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq duket e qëndrueshme këtyre fillim jave duke mos pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Paundi britanik gjithashtu duket konstant këtë të hënë duke mos pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës nga java e kaluar duke u blerë sot me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat