Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2025, 09:06

Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën – Dobësohet Paundi britanik

Nga Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën – Dobësohet

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje nga zbritja që pësoi javën që shkoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane e ka nisur javën pozitivisht duke u shfaqur relativisht e qëndrueshme nga java e kaluar duke u blerë mëngjesin e sotëm me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.7 lekë.

Paundi britanik duket se është dobësuar gjatë fundjavës duke u blerë sot me 110 lekë dhe duke u shitur me 111.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat