Shqipëria Postuar më 21 Prill 2025, 09:42

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan

Nga Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohet

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të ndjeshme në raport me javën qe lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 85.5 lekë dhe duke u shitur me 87.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë këtë të hënë me 98.4 lekë dhe është shitur me 99.2 lekë krahasuar me javën e kaluar pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm.

Franga zvicerane është blerë sot me 105.1 lekë dhe është shitur me 106.5  lekë duke regjistruar kështu një zbritje të kuotës krahasuar me javën e shkuar.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar rënie të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 114.1 lekë dhe duke u shitur me 115.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me javën e kaluar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat