Shqipëria Postuar më 3 Gusht 2026, 10:28

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari, Franga e Paundi

Nga Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari,

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe duke u shitur me 81.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë këtë të hënë me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë në raport me javën e kaluar pa ndonjë ndryshim të dukshëm.

Franga zvicerane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 100.2 klekë duke pësuar kështu zbritje të vlerës krahasuar me javën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne në raport me një javë më parë duke u blerë sot me 107.8 lekë dhe duke u shitur me 109.2 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat