Shqipëria Postuar më 7 September 2026, 11:22

Java nis negativisht për valutat e huaja

Nga Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja

Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë duke regjistruar sërish zbritje të vlerës krahasuar me javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 78.4 lekë dhe është shitur me 79.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane është dobësuar mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot me 91.3 lekë dhe duke u shitur me 92.2 lekë në raport me javën e kaluar.

Franga zvicerane gjithashtu ka humbur pikë duke e nisur javën në rënie teksa është blerë sot me 96.7 lekë dhe është shitur me 98 lekë krahasuar me një javë më parë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor nuk bën përjashtim duke e nisur edhe ai javën në zbritje teksa është blerë këtë mëngjes me 106 lekë dhe është shitur me 107 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat