Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 10:45

Java mbyllet pozitivisht për Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?

Nga Edel Strazimiri

Java mbyllet pozitivisht për Dollari amerikan – Sa këmbehen sot

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës në raport me ditën që lamë pas teksa blihet sot me 950.2 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e enjte është blerë me 103.2 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë duke e mbyllur javën në rënie.

Paundi britanik sakaq ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 109.4 lekë dhe duke u shitur me 110.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat