Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2025, 09:34

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan

Nga Edel Strazimiri

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet

Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane duket statike nga dita e djeshme pa ndonjë luhatje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë edhe sot me 96.6 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë.

Franga zvicerane është blerë mëngjesin e ë kësaj të premteje me 102.9 lekë dhe është shitur me 104 lekë menjë rritje relativisht të lehtë të vlerës nga një ditë më parë duke e mbyllur javën në paqëndrueshmëri.

Paundi britanik edhe pse nuk duket të jetë luhatur nga dita e enjte e ka mbyllur këtë javë në kuota jo shume të qëndrueshme duke u blerë sot me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat