“Janë evakuuar 339 persona nga 51 familje” - Kryeministri Rama mbledh Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të bërë një bilanc të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Sipas të dhënave deri tani janë përmbytur 13 211 ha tokë bujqësore dhe 1587 banesa. Ndërsa theksoi se deri më tani janë evakuuar 339 persona nga 51 familje, kryeministri Rama garantoi çdo person të prekur se do të marrë dëmshpërblim.
Sipas kreut të ekzekutivit, sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit. “Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën", tha Rama.
Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se problematika ka pasur vetëm në akset rurale, për të cilat tha se janë përgjegjësi e bashkive përkatëse për t’u mirëmbajtur. Sipas saj, fakti që në Shqipëri ka pasur shumë zjarre dhe në jug ka mungesë të bimësisë, situata është bërë më sfiduese për mirëmbajtjen e rrugëve.
Nga ana e tij, ministri i Financave Petrit Malaj tha se vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro, nga të cilat 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet.
Senati kufizon veprimet ushtarake të Trump - Duhet të autorizohet nga Kongresi. Pritet shqyrtimi në dhomën me 100 anëtarë
Senati Amerikan miratoi një rezolutë që do ta ndalonte Presidentin Donald Trump të ndërmerrte veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin......
80% e automjeteve të importuara, të përdorura! - Në Maqedoninë e Veriut mosha mesatare e makinave është 19,4 vite
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura. Në të......
“Ekonomia globale do të rritet me 2.7%” - OKB: Ndikime, tensionet tregtare, presionet fiskale dhe pasiguritë në rritje
Ekonomia globale parashikohet të rritet me 2.7 përqind në vitin 2026, pak më poshtë se 2.8 përqind e parashikuar për vitin 2025 dhe shumë më poshtë mesatares......
Bashkëpunimi global, në grupet më të vogla - Forumi Ekonomik Botëror: Ekonomitë në zhvillim zgjeruan pjesën e eksporteve
Forumi Ekonomik Botëror thotë se bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet tregtare, financiare dhe teknologjike po zhvendosen......
Situata e reshjeve, Rama mbledh nesër ‘Emergjencat Kombëtare’, Balluku: Strukturat po punojnë me kapacitet të plotë
Nesër paradite kryeministri Edi Rama do të mbledhë komitetin kombëtar të emergjencave pas situtës së krijuar nga reshjet në gjithë vendin. Lajmin e bëri të......
Reshjet, Koçiu: Në disa zona vijon evakuimi parandalues i banorëve
Komunikimi me mediat i Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në Qarkun Durrës. Të gjitha strukturat......
Reshjet përkeqësojnë situatën/ Ambasada e SHBA apelon për kujdes në zonat e rrezikuara
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u bërë......
Balluku zbret në terren për përmbytjet: Jemi angazhuar maksimalisht
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe atë të Bujqësisë, Andis Salla, kanë dalë......


