Janar-Prill, 81.2% e mjeteve të reja janë elektrike hibride - DPSHTRR: Tendencë në rritje për automjetet green në vend

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar shifrat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar–Prill 2026, ku evidentohet një trend në rritje i automjeteve Electric Hybrid Plug-in me 0 kilometra në tregun shqiptar.
Sipas të dhënave nga DPSHTRR, autoveturat Electric Hybrid Plug-in me 0 km përbëjnë 81.2% të totalit të mjeteve të reja të regjistruara gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026. Ky rezultat tregon një orientim gjithnjë e më të madh të qytetarëve drejt automjeteve me teknologji të avancuar, me konsum më të ulët karburanti dhe ndikim më të reduktuar në mjedis.
Referuar shifrave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, krahasuar me periudhën Janar- Prill 2025, regjistrimet e autoveturave Electric Hybrid Plug-in kanë shënuar një rritje prej 26.7%. Ky zhvillim është një tregues i transformimit gradual të tregut automobilistik në Shqipëri, ku automjetet green po fitojnë gjithnjë e më shumë terren.
Kjo rritje lidhet me disa faktorë kryesorë, mes të cilëve ndërgjegjësimi më i lartë i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ulja e kostove të përdorimit afatgjatë të këtyre mjeteve.
Ndërkohë, tendenca në rritje e regjistrimit të mjeteve Electric Hybrid Plug-in shihet edhe si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës automobilistike në vend dhe afrimit me standardet europiane për transportin e gjelbër.
Titujt qeveritarë, jo fitimprurës për qytetarët - AMF: Interes i ulët për të investuar paratë në bono thesari dhe obligacione
Ekzistojnë disa instrumente ku shqiptarët mund të investojnë paratë e tyre, një ndër to edhe titujt qeveritarë. Pavarësisht se bonot e thesarit dhe......
Greqia do të prodhojë galium - Investimi prej 340 milionë euro për lëndën e parë kritike
Një investim prej 340 milionë euro, që i mundëson Greqisë prodhimin e galiumit për të mbuluar 100% të nevojave të BE-së, u miratua nga komiteti ndërministror......
SHBA zgjasin heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse - Synohet të ndihmohen vendet e cënueshme të prekura nga lufta në Iran
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi një tjetër zgjatje 30-ditore të përjashtimi nga sanksionet që lejon blerjet e naftës ruse të transportuar......
“Rezervat e naftës po shterohen me shpejtësi” - Shefi i IEA-s, Fatih Birol: Kanë mbetur vetëm për disa javë
Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tha se rezervat komerciale të naftës po pakësoheshin me shpejtësi dhe kanë mbetur vetëm disa javë......
Çmimi i naftës bie me 2% - Trump shtyn sulmin e planifikuar ndaj Iranit
Çmimet e naftës ranë me 2% të martën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte ndaluar një sulm të planifikuar ndaj Iranit për të lejuar......
Hoxha pret kryediplomatin e Katarit: Projekte të përbashkëta në transport, energji, turizëm dhe bujqësi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan......
Koçiu në Baku: Shqipëria, shembull konkret se si vizioni politik transformon modelin ekonomik
Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Forumin Botëror Urban në Baku. Në një postim të shpërnadrë në rrjetet sociale zonja Koçiu shkruan......
Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet në ujësjellësin e qytetit të Elbasanit, një investim i financuar nga Banka......


