Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 17:32

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë se plani - Tatimet: Ecuri pozitive, 15% me shumë të ardhura se një vit më parë

Nga Diamila Leka

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë

Janari i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Referuar të dhënave të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se të ardhurat totate të janarit janë përllogaritur në 43 milionë lekë bruto. Ndërkohë, janari i vitit të kaluar, është përllogaritur në 37 milionë lekë bruto.

Sipas Tatimeve, kjo ecuri pozitive dhe progresive, është përkthyer në 5.4 milionë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose me 15% më shumë.

Kujtojmë që në muajt e fundit të vitit që sapo lamë pas, qeveria shqiptare u fokusua në fushatën anti-informalitet për ndëshkimin e sipërmarrjeve të cilat nëndeklaronin pagat e punonjësve. E kësisoj në vijim të aksionit kundër nëndeklarimit të pagave, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka referuar në Prokurori 2 subjekte, që dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave”

Subjektet e hetuara i përkasin sektorit të ndërtimit dhe që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në qarkun e Tiranës. Nga provat e mbledhura për këto subjekte krijohen dyshime të arsyesshme mbi ekzistencën e dy listëpagesave që këto shoqëri përdorin, ku njëra depozitohet pranë organeve tatimore dhe tjetra që është pasqyrë e gjendjes reale mbahet nga subjektet. Nga analiza e ushtruar rezultoi se informaliteti i pagave ishte në masën mbi 50%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat