Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve!
Në 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Kryetari Nikolin Jaka përçoi disa mesazhe të rëndësishme. Ai u ndal në një analizë të detajuar të punës së bërë përgjatë 2024 nga DHTIT-ja, duke nisur nga Forumet e Biznesit, B2B, trajnimet me qëllim zhvillimin e aftësive dhe kualifikimit profesional, projekteve të shumta në shërbim të sipërmarrjes private, ku tashme DHTIT-ja është një partnere e besuar e Bashkimit Europian. E në fund, lobimi dhe advokimi me qëllim mbrojtjen e interesave të biznesit.
Në kuadër të kësaj, Jaka pati dhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe në veçanti për Ministrinë e Ekonomisë.
“Një thirrje e sinqertë për qeverinë Shqiptare dhe në veçanti për MEKI-in për të krijuar tryezat e punës me eksperte të përbashkët administrate publike dhe administratën e sipërmarrjes private, duke qenë i bindur se vetëm bashkëpunimi dhe bashkërendimi mundëson rezultatet duhura”, tha Jaka.
Kryetari i DHTIT-së këmbënguli se sipërmarrja shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje për të kaluar “sfidën e shekullit”, atë të mungesës së kapitalit human.
“Një mesazh për ne sipërmarrjen private, duhet të keni strategji të detajuara për të mbajtur kapitalin human në Shqipëri, duhet të keni strategji të detajuara për të bindur kapitalin human që ne i paguajmë siç duhet, që ata e meritojnë të paguhen, por edhe t’i ndërgjegjësojmë për përgjegjësinë që kanë që të jenë sa më profesional, sa më kompetent dhe sa më të aftë për të ndikuar në ekonominë e vendit tonë dhe kjo është sfida e shekullit sepse kapitali human sot është i brishtë dhe sipërmarrja shqiptare nuk e ka kuptuar. Ne nuk duhet të presim kurrë nga qeveria lëvizjen e pagës minimale, sepse në sipërmarrjen private nuk duhet të njihet paga minimale e përcaktuar nga qeveria, ne duhet të jemi një hap përpara dhe duhet të shohim konkurrencën, rajonale dhe pse jo konkurrencën globale”, tha Jaka.
Në fund, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë ku një 14-vjeçar u vra pas shkollës nga një bashkëmoshatar i tij, Jaka e mbylli fjalimin e tij me një lutje për të gjithë sipërmarrësit.
“Një thirrje për të gjithë ne, do ju lutesha të gjithë sipërmarrësve që të bëjnë një prindërim të mirë dhe të kujdesshëm për fëmijët e tyre, jam i bindur që nga ngjarjet e fundit, por jo vetëm, kushdo prej nesh mund të ishte prind i atij fëmijë, kushdo prej nesh mund të ishin prind të atyre fëmijëve që janë viktima, prandaj ne duhet t’i përkushtohemi familjes, nëse është e pamundur që qeveria shqiptare të heq rrjetet sociale, të paktën ne duhet të bëjmë punën tonë, në shtëpinë tonë, duhet të krijojmë mekanizma të tilla që fëmijët të jenë afër familjes. (...), le të fillojmë pa pritur ngjarjen e radhës”, përfundoi fjalimin e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.
Sondazh

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit/ Shifrat e Censit: Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës
Në vitet e fundit, disa zona të Tiranës kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë, ku duket qartë tendenca e zhvendosjes drejt periferisë dhe......

OpenAI bashkëpunon me industrinë e mbrojtjes - Partneriteti do të përdorë IA për të identifikuar kërcënimet ajrore
Përhapja e inteligjencës artificiale në industrinë e mbrojtjes po merr një nxitje nga partneriteti i ri i OpenAI me Anduril Industries. Kompania e......

Dekarbonizimi dhe kursimi i energjisë në ndërtesa - Organizatat, propozim për planin e rinovimit dhe grantet mbështetëse
Teksa, një ligj i ri “Për performancën energjetike të ndërtesave“ është nxjerrë për konsultim publik, organizatat e shoqërisë civile kanë dhënë komente dhe......

Të rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës - BB: Vetëm 15% e të diplomuarve mbarojnë degët që kërkon biznesi
Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë, por ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Korporata e Investimeve, iniciativa për rritje ekonomike - Kokona: Do vazhdojë të avancojë misionin e zhvillimit të qendrueshëm
Korporata e Investimeve Shqiptare, organizoi forumin e parë të biznesit duke konceptuar nxitjen e diskutimeve strategjike dhe për të përforcuar partneritetet......

Hyrja e plotë në Schengen pasuron Bullgarinë - Përfitimet financiare do të arrinin rreth 830 milionë euro
Bullgaria do të përfitonte rreth 830 milionë euro në vit si rezultat i pranimit të plotë në zonën pa kufij Schengen, sipas Institutit vendas të Kërkimeve......

Cilat janë programet e reja për bujqësinë? Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në DATAROOM: Vitin tjetër shpallim Garanci Sovrane
Bujqësia shqiptare pritet që t’i nënshtrohet ndryshimeve të forta vitet e ardhshme pasi parashikohet që të prezantohen një seri programesh të reja......