Ja sa do të jenë komisionet e transfertave në lekë e euro, Guvernatori Sejko: Kostot ulen deri në 10 herë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në komunikimin mujor me mediat ka bërë të ditur se komisionet për transfertat digjitale në euro dhe në lekë do të ulen deri në 10 herë. Sipas tij ky është një përfitim nga digjitalizimi por edhe nga përfshirja e vendit në sistemet europiane të pagesave. Në fjalën e tij Sejko deklaroi:
“Përvec hyrjes në SEPA, edhe sistemi i pagesave të shpejta me Bankën e Italisë do të jetë operacional në vitin 2026. Me këtë system që përdoret në gjithë vendet e BE pagesat e shpejta do të kryhen në 24 orë në 7 ditë të javës. Ata do të jenë me kosto minimale.
Digjitalizimi i sistemit të pageseve do të sjellë ulje të ndjeshme të përdorimit të cash-it në ekonomi. Në të njëtën kohë do të ketë lehtësi maksimale për transfertat dhe ulje të konsiderueshme të kostove të tyre.
Më 7 tetor operacionalisht do të jemi në SEPA. Kjo shumë më të lira tranfertat në euro.
Por në të njëtën kohë Vendimi i fundit i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për të qenë sinkron me SEPA-n i ka ulur me 10 herë edhe komisionet për transfertat digjitale në lekë. Kështu deri në 40 mijë lekë tranferat digjitale do të jenë me kosto zero, mbi 40 mijë lekë deri në 10 milionë lekë kanë komision 0.005 të vlerës dhe jo më shumë se 500 lekë për transfertë, mbi 10 milionë lekë maksimumi i komisionit të cdo transferte nuk do të jetë më shumnë se 750 lekë. Pra nuk do ketë asnjë komision për tranferta digjitale mbi 750 lekë.
Me hyrjen në SEPA tranfertat në euro me vlerë deri në 100 mijë euro, do të jetë 0.001 e vlerës. Për shuma më lart nuk do të ketë asnjë komision mbi 25 euro. Mos harroni se më parë janë aplikuar komisione deri në 200 euro. Për qytetarët që marrin para nga remitancat, tranfertat në euro nuk shkojnë më shumë se 3 euro. Pra do të kemi transferta shumë më të shpejta, shumë më të sigurta dhe shumë më të lira”.
Në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit.
Kostor e transfertave digjitale në lekë
Nga 0-40 mijë lekë – zero komision
Nga 40 mijë – 10 milionë lekë – komisioni jo më shumë se 500 lekë
Mbi 10 milionë lekë – komisioni jo më shumë se 750 lekë
Kostor e transfertave digjitale në euro
Deri në 100 mijë – 0.001 për qind e vlerës, jo më shumë se 3 euro
Mbi 100 mijë euro – jo më shumë se 25 euro

Presidenti dekreton zgjedhjet e parakohshme vendore/ 6 bashki në votime më 9 nëntor 2025
Presidenti i Republikës ka dekretuar sot të dielën, 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të......

“Agjenda e Gjelbër kërkon buxhetim” - Muço: Të integrohet në kornizën e financave publike. Bashmili: Rëndësi, edhe financat vendore
Shqipëria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh mjedisorë dhe klimatikë në kuadër të Agjendës së Gjelbër, por që këto angazhime të përkthehen në rezultate të......

Bizneset, kredi për “mbijetesë” dhe jo për rritje strategjike/ Zgjerohet ndjeshëm huaja për pajisje në Gusht, por bizneset e reja mbeten jashtë
Bizneset shqiptare vijojnë të marrin kredi kryesisht për të mbuluar nevoja të menjëhershme financiare dhe jo për investime afatgjata. Të dhënat e Bankës së......

Qytetarët, optimistë për blerjet e mëdha - BSH: Besimi në ekonomi tkurret me 1.3 pikë. Shërbimet dhe konsumatorët, të vetmit në rritje
Besimi në ekonomi nuk e ka ndalur prirjen rënëse edhe në shtator. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 1.3 pikë.......

BSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet - Bleu 161 mln euro në gjysmën e parë të vitit, 45% e kësaj shume në vetëm 2 muaj
Banka e Shqipërisë ka blerë 161.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë gjysmës së parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e......

Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen
Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të......

Shqipëria më pak e “plakur” se mesatarja europiane/ Raporti i varësisë ndaj të moshuarve arriti në 33.3% në vitin 2025
Raporti i varësisë së të moshuarve, i përcaktuar si përqindja e individëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) në raport me popullsinë në moshë pune......

Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! - Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025. Krahasuar me......