Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes

Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se operacioni kishte si qëllim “eliminimin e kërcënimeve ndaj Shtetit të Izraelit”, ndërsa shpalli një “gjendje të posaçme dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin, në pritje të një kundërpërgjigjeje të mundshme iraniane me raketa.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve shqiptarë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Në dy njoftime për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit, MEPJ këshillon që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar për shkak të situatës së fundit.
Ministria bën të ditur se për çdo emergjencë apo nevojë, shtetasit shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendet e mëposhtme:
Ambasada Shqiptare në Katar
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
Ambasada Shqiptare në Kuvajt
Email: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 94048219
Ambasada Shqiptare në Arabi Saudite
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85
Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë
Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e......
Lista e zezë e bixhozxhinjve, ja vendimi që u miratua së fundi nga qeveria
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka vendosur të krijohet një regjistër elektronik ku të përfshihen të gjithë personat, për të cilët është vendosur......
Treguesit e transportit, në Kosovë në 2025 u rrit numri i fluturimeve dhe udhëtarëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se......
SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë disa prej stafit të ambasadës se mund të largoheshin nga Izraeli — dhe se ata që duan duhet ta bëjnë këtë shpejt —......
Paketa ligjore, matematikë politike me pagat e funksionarëve në Maqedoninë e Veriut
A do të ulen apo do të rriten pagat e funksionarëve është pyetja që u shtrua në publik pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të përshpejtuar,......
Krijohet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar/ Synohet kontroll i shkollave në të gjithë vendin
Qeveria ka miratuar krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar (IQAP), një strukturë e re që do të ushtrojë funksionin e inspektimit në të......
ACRIS, regjistri që digjitalizon kërkimin shkencor/ Transparencë mbi projektet, fondet publike dhe kontributin akademik
Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS), një platformë......
Pagat e mësuesëve, policëve dhe ushtarakëve indeksohen me 2,5%
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin me 2,5% të pagave të mësuesve të ciklit parauniversitar, policëve dhe ushtarakëve. Në vijim......


