Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2026, 10:41

ISHP mat faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike - Parandalimi, më pak kosto për shëndetësinë dhe ekonominë

Nga Fabjona Pasho

ISHP mat faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike - Parandalimi,

Shqipëria do të zhvillojë një studim të ri kombëtar, për të matur faktorët kryesorë të riskut që lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Përmes metodologjisë STEPS të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik do të mbledhë të dhëna mbi duhanpirjen, konsumimin e alkoolit, mbipeshën, hipertensionin, aktivitetin fizik dhe mënyrën e të ushqyerit. Studimi do të ofrojë informacion të përditësuar i cili do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe programeve të bazuara në evidencë, me qëllim reduktimin e barrës së sëmundjeve jo të transmetueshme dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Në thelb, studimi synon ti japë përgjigje pyetjes se sa të eksopozuar janë sot shqiptarët ndaj faktorëve që çojnë në sëmundjet kronike.Kjo është një panoramë që nuk tregohet vetëm nga numri I pacientëve, por nga mënyra se si jeton popullata, zakonet e saj dhe rreziqet me të cilat përballet çdo ditë. Rëndësia e këtij studimi lidhet me faktin se sëmundjet jo të transmetueshme vijojnë të jenë shkaku kryesor I vdekjeve në vendin tonë.

Megjithatë, sfida nuk është vetëm trajtimi I tyre, por parandalimi. Përt ë parandaluar, institucionet duhet të dinë se cilët faktorë janë më të përhapur, cilat janë grupmoshat më të rrezikuara dhe ku duhet të përqëndrohen ndërhyrjet me politika.

Kështu, studimi STEPS nuk është thjesht një proces statistikor. Ai synon të krijojë një hartë të përditësuar të rrezikut shëndetësor në vend, duke i dhënë politikëbërësve një bazë më të fortë për vendimmarrje. Pa të dhëna të besueshme, edhe programet e parandalimit rrezikojnë të mos adresojnë problemet reale.

Përfitimi nuk kufizohet vetëm te sistemi shëndetësor. Një popullatë më e shëndetshme do të thotë më pak raste të sëmundjeve kronike, më pak shtrime në spital, më pak trajtime afatgjata dhe një forcë pune më aktive. Në këtë aspekt, investimi në parandalim nuk është vetëm një politikë shëndetësore, por edhe një investim ekonomik, pasi ul kostot që sëmundjet kronike krijojnë për buxhetin e shtetit, bizneset dhe vetë familjet.

Megjithatë, vlera e këtij studimi nuk do të matet me numrin e pyetësorëve të plotësuar apo analizave të kryera. Ajo do të varet nga mënyra se si rezultatet do të përkthehen në politika konkrete për uljen e faktorëve të rrezikut dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Vetëm atëherë studimi do të arrijë qëllimin e tij: të ndihmojë jo vetëm në trajtimin e sëmundjeve, por në parandalimin e tyre.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat