Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 12:15

Ish-të përndjekurit, gati kësti i parë i dëmshpërblimit - Trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dojes

Nga Scan TV

Ish-të përndjekurit, gati kësti i parë i

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë. Janë rreth 50 dosje të marra në shqyrtim që kalojnë për pagesë. Në njoftim bëhen me dije edhe dokumentet që duhet të dorëzohen.

Konkretisht, për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë kërkohet:

Akt trashëgimie, certifikatë vdekje e të dënuarit, certifikatë trungu e të dënuarit, numër llogarie për çdo përfitues ose prokurë, fotokopje e kartës së identitetit. Në qoftë se, një ose disa nga trashëgimtarët e rradhës së parë nuk jetojnë më, thuhet më tej në njoftim, atëherë njëri nga trashëgimtarët duhet të dorëzojë: Akt noterial trashëgimie për çdo trashëgimtar të rradhës së parë që nuk jeton më, certifikatë vdekje, certifikatë të trungut familjar, numër llogarie si edhe fotokopje e kartës së identitetit. Ajo ç’ka vlen të theksohet është se, nw rastet kur njëri ose disa trashëgimtarë të rradhës së dytë nuk jeton më, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim, do të kenë dorëzuar me anë të postës dokumentacionin e kwrkuar.  Sipas Financave, për plotësimin e dosjes këto familje kanë afat 3 muaj, deri në fund të muajit prill.

Nëse brenda 3 muajve nuk bëhen plotësimet e nevojshme, atëherë e drejta për dëmshpërblim i kalon të dënuarit tjetër që është në radhë.

Fondi  i vënë në dispozicion për vitin 2025 kap vlerën e 1.4 miliardë lekëve ose rreth 14 milionë dollarë. Paralelisht me ndarjen e këstit të parë për trashëgimtarët e të dënuarve që nuk jetojnë, Ministria e Financave ka nisur edhe pagesat për këstin e dytë, të tretë dhe të katërt. Edhe pse është një proces që ka më shumë se 15 vite që ka nisur, ende janë të shumtë, ata trashëgimtarë që s’kanë përfituar dëmshpërblimin. Në ndryshimet e bëra në 2014-n, u përcaktua që pjesa më e madhe e fondit, pra 70 për qind e tij të shkonte për ish-të përndjekurit që jetonin ndërsa pjesa e mbetur të shkonte për trashëgimtarët. Procesi për kategorinë parësore ka përfunduar, ndërsa për trashëgimtarët ritmet e pagesave kanë qenë të ngadalta, kjo jo vetëm për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit vjetor, por edhe vonesave të shkaktuara nga mosplotësimi i dosjes.

 

https://financa.gov.al/publikimet-e-vitit-2025/

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat