Shqipëria Postuar më 1 Mars 2025, 15:10

Ish-komanda e Gardës kthehet në Muze ' Rama: Do të jetë vlerë e shtuar për Tiranën. Hapet përpara verës

Nga Lidion Kulla

Ish-komanda e Gardës kthehet në Muze ' Rama: Do të jetë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga nënkryetaria e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan punimet në goditën e ish-Komandës së Gardës së Republikës, pranë Liqenit Artificial, që do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë - Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se ky objekt do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm dhe do të ofrojë informacion për shtetin shqiptar ndër vite.

Koleksionisti, Artan Lame tha qendra do të jetë e aksesueshme për vizitorët përpara fillimit të sezonit turistik.

Rijetëzimi i kësaj godine do të mundësojë promovimin e traditës dhe vlerave kulturore unike, nxitjen e aktiviteteve artistike, kulturore dhe edukative në kryeqytet dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e disiplinave në fushën e restaurimit, trashëgimisë kulturore, edukimit dhe shkencave humane.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......