Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 14:31

Investitorët ndërkombëtare në Shqipëri/ AIDA: Numri i bizneseve me pronësi të huaj u rrit 44 %!

Nga Edel Strazimiri

Investitorët ndërkombëtare në Shqipëri/ AIDA: Numri i

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) bëri të ditur se, në 3 muajt e fundit prill-qershor 2025, regjistrimi i bizneseve me pronësi të huaj dhe partneritetet shqiptaro- të huaja ka pasur një rritje të dukshme.

Referuar statistikave të publikuara nga AIDA, për periudhën prill- qershor 2025, janë regjistruar 541 biznese me pronësi të huaj dhe 94 me pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i regjistrimit të bizneseve me pronësi të huaj, u rrit 44 % dhe i atyre me pronësi të përbashkët u rrit me 42 %.

AIDA vlerëson se, treguesit janë një shenjë e fortë besimi në tregun shqiptar, dhe një rritje e interesit nga investitorët globalë, teksa thekson se, “Shqipëria po bëhet një pikë kyçe për nisma biznesi me vizion global”.

Investitorët ndërkombëtare në Shqipëri/ AIDA: Numri i

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat