Investimi në urën e re të Viroit/ BB: Përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë!
Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të qeverisë me mbështetjen e Bankës Botërore.
Banka Botërore ndau foto nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e urës së re të Viroit, teksa bëri të ditur se, ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.
Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.
Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit .
“Mbi 200 000 drejtues mjetesh dhe 150 000 këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës”, shkruan BB në rrjete sociale.

Deklarata, Dhoma Amerikane ngre shqetësime për turizmin - Sfidat që duhen adresuar: Nga ndërtimet gjatë verës, te mungesa e fuqisë punëtore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke vënë në dukje zhvillimet pozitive të sektorit të turizmit vitet e......

Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje......

Gjermania dhe Franca “përplasen” për projektin ushtarak - Merz kërkon respektimin e paktit të mëparshëm për ndarjen e punëve
Gjermania dhe Franca po hasin vështirësi në organizimin e punëve në projektin e avionëve të rinj luftarakë. Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkon......

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkeljet e rënda të ligjit!
Inspektorati Shtetëror i Punës po zhvillon kontrolle të përditshme në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të një plani masash të posaçëm për subjektet......

Projektligj i ri për Agjencinë Shtetërore Arsimore - Nga provimet tek diplomat, çfarë pritet nga struktura e re arsimore?
Në konsultimet publike është publikuar projektligji “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore Arsimore”, i cili ka për qëllim organizimin e funksionimit, detyrat......

Vajit të ullirit dhe vreshtave, iu jepet akses në fonde - 5.5 milionë euro për Skemën e Investimeve, kriteret dhe masa e përfitimit
Qeveria ka vënë në dispozicion 5.5 milionë euro për mbështetjen e sektorit bujqësor gjatë vitit 2025 përmes skemës së Investimeve, duke zgjeruar ndjeshëm......

Lufta në Ukrainë pasuron Rusinë - Kremlini ka konfiskuar 50 mld USD asete në 3 vjet
Gjatë tre viteve të fundit, Rusia ka konfiskuar asete me vlerë 50 miliardë dollarë, duke përfituar nga largimi i kompanive perëndimore dhe shpronësimi i......

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës - Rama pritet nga Giorgia Meloni!
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Romë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të......