Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 11:01

Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende të reja pune. Investimet, rritje me 2.7 miliardë!

Nga Edel Strazimiri

Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se, “afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” është shtyrë deri më 31 dhjetor 2026”.

Sipas tij, ky vendim i miratuar nga Kuvendi u jep kohë dhe mundësi të reja investitorëve për të aplikuar sipas ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe për të ndërmarrë investime të rëndësishme në sektor potencial të ekonomisë së vendit.

Gonxhja u shpreh se ky ligj sjell: Monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim; Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë transparencë dhe efikasitet si dhe mbështetje të dedikuar për investitorët e huaj dhe vendas.

Vlera e parashikuar nga këto investime parashikohet të shkojë në 2,7 miliardë euro dhe të hapë 24 323 vende të reja pune dhe 2 miliardë euro fluks i pritshëm investimesh të huaja direkte.

Ndër sektorët prioritarë janë turizmi (75% e vlerës së investimeve strategjike vijnë nga investitorë të huaj), energjia dhe infrastruktura me fokus projekte inovative dhe të qëndrueshme.

“Ky ligj, jo vetëm që krijon një klimë më të favorshme për investitorët, por edhe forcon perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Me një kuadër të përmirësuar ligjor dhe një angazhim të shtuar për transparencë dhe efikasitet, Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion konkurrues për investimet strategjike”, tha Gonxhja.

Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat