Shqipëria Postuar më 15 Maj 2025, 10:26

Investimet publike, disbursohen 82 milionë euro - 3-mujori 2025, rritje me 20 milionë euro në raport me një vit më parë

Nga Elisabeta Dosku

Investimet publike, disbursohen 82 milionë euro - 3-mujori 2025, rritje me

Afro 82 milionë euro janë disbursuar për investime publike në 3 muajt e parë të vitit, shifër që tregon se 2025-sa nisur mbarë edhe sa i takon  ecurisë së projekteve në vend.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, zëri i shpenzimeve kapitale ka shënuar një rritje të konsiderueshme në raport me vitin e kaluar, në afro 20 milionë euro apo 31 % më shumë.

Ndërsa vetëm në muajin Mars janë shpenzuar 50 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa planifikimi për këtë periudhë ka qenë më i lartë.

Viteve të kaluar perfomanca në këtë drejtim ka qenë me dobët dhe shkak disbursimin në ulje të fondeve janë shpesh procedurat e prokurimit që ndjekin institucionet të cilat marrin një kohë të konsiderueshme si dhe terrenet e vështira ku realizohen projektet.

Duket se gjatë këtij viti janë marrë masa që të eliminohen problematikat e mëparshme sa i takon vonesave në disbursime dhe akumulimit të fondit për shpenzime kapitale kryesisht në periudhë e fundit të vitit.

Ndërsa 2024 shënoi përmbylljen e disa prej projekteve të rëndësishme rrugore ku punohej prej vitesh,  të tjerë avancuan në drejtim të kryerjes së punimeve apo tenderimeve. Edhe gjatë 2025 pjesa më e madhe buxhetit për investime publike është përqendruar në infrastrukturën rrugore.

Sipas listës së shpenzimeve, për këtë projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 8.8 miliardë lekë, për 14 lotet ku aktualisht janë lidhur kontratat apo janë në fazë tenderimi. Ndërkaq, për herë të parë është përfshirë edhe financimi i ndërtimit të bypassit të Sarandës, ndërtimi i rrugës Kashar - Nyja Vaqarr, dhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj. Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, ku janë 3 kontrata që do të mbështeten, me një vlerë totale prej rreth 5.4 miliardë lekë. Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë dhe ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat, si dhe shërbimet inxhinierike të PPP për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar. Buxheti siguron gjithashtu  financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, në 2 lotet ku aktualisht kanë nisur punimet. Gjithashtu, buxheti parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, në lotin e parë të saj, etj

Përgjatë gjithë 2025 janë parashikuar që të shkojnë për shpenzime kapitale në total afro 162. 3 miliardë lekë, fondi më i lartë i vënë në dispozicion të paktën në dekadën e fundit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat