Shqipëria Postuar më 21 Janar 2026, 12:49

Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së biznesit?

Nga Diamila Leka

Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet

Bizneset në Shqipëri vijojnë ta perceptojnë klimën e të bërit biznes si të ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë kyç, të cilët mbeten sfida të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.

Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, tre elementë kritikë dominojnë vlerësimin e sipërmarrjes, efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e të drejtave të biznesit, niveli i korrupsionit dhe transparenca institucionale, si edhe cilësia dhe kostot e fuqisë punëtore.

Këta faktorë janë të ndërlidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Një sistem gjyqësor i dobët dhe perceptimi i korrupsionit ulin besimin dhe sigurinë juridike për biznesin, ndërsa problemet me fuqinë punëtore dhe kostot e saj ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitet dhe konkurrueshmëri.

Përveç këtyre, bizneset rendisin si problematika të rëndësishme edhe nivelin dhe lehtësinë e procedurave tatimore, qartësinë dhe stabilitetin e kuadrit ligjor e fiskal, si dhe mundësitë për financim dhe akses në kredi apo investime.

Në vëmendje mbeten gjithashtu stabiliteti politik, konsistenca e politikave publike, cilësia e infrastrukturës, përfshirë transportin, energjinë dhe telekomunikacionin, si dhe stabiliteti makroekonomik, me fokus te inflacioni, kursi i këmbimit dhe rritja ekonomike.

Sipas përfundimeve të anketës, përmirësimi i këtyre elementëve vlerësohet si thelbësor për krijimin e një klime më të favorshme biznesi dhe për të nxitur investime të qëndrueshme në vend.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat