Investimet për rrjetin e ujërave të ndotur - Hapet tenderi 1 mld lekë për Dibrën, përfshihet dhe impiant trajtimi

Me një fond limit prej rreth 1 mld lekë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiantit të pastrimit për qytetin e Peshkopisë.
Projekti synon ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura për qytetin e Peshkopisë, si edhe ngritjen e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.
Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën tenderuese, aktualisht Peshkopia ka një sistem kanalizimi që mbulon vetëm disa zona të urbanizuara, ndërsa pjesa tjetër e qytetit dhe periferive nuk ka mbulim të plotë. Më specifikisht, shpjegohet se rrjeti ekzistues paraqitet në gjendje të amortizuar, me rrjedhje të ujërave të zeza dhe mungesë lidhjesh të sigurta.
Kjo ndërhyrje merr rëndësi të veçantë, duke patur në konsideratë të dhënat e Entit Rregullator të Ujit që tregojnë se mbulimi me shërbimin e kanalizimeve në shkallë vendi mbetet ende i kufizuar. Në vitin 2024, vetëm 56.2% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve, nga 54.8% një vit më parë, çka tregon një përmirësim të lehtë, por ende larg mbulimit të plotë. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e territorit vazhdon të mos ketë infrastrukturë të plotë për menaxhimin e ujërave të ndotura.
Po kështu, edhe numri i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura është tejet i kufizuar dhe larg nevojave që ka vendi për këto infrastruktura.
400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit
Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të......
Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit
Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të......
Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve
Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por......
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......
29.3 mln euro nga shitja e energjisë/ Janar-prill, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon dhjetra procedura
4-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë, duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa......
A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale
Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën......
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë......


