Investimet në rrjetin energjitik/ Ibrahimi: Vitin e ardhshëm do përqëndrohemi në zonat turistike
Në 10 mujorin e parë të këtij viti, të dhënat nga OSHEE tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin energjitik ka rënë në 17.27%. Drejtori i Departamentit të Matjes dhe Bilancit, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Alban Ibrahimi thotë se krahas investimeve për të përmirësuar rrjetin, ndikim kanë pasur edhe kontrollet për lidhje të paligjshme të energjisë.
Përgjatë këtij viti janë kryer mbi 20 mijë kontrolle, nga të cilat, 471 kanë rezultuar me shkelje, përfshirë këtu biznese dhe abonentë familjarë.
I ftuar në emsionin Box to Box, Ibrahimi u ndal në disa prej projekteve që pritet të nisin vitin e ardhshëm. Në fokus sipas tij do të jenë zonat turistike.
“Jemi fokusuar kryesisht në zhvillimin e rrjetit dhe infrastrukturës të rrjetit të shpërndarjes në zonat me potencial të lartë të zhvillimit të turizmit dhe njëkohësisht në zonat me nivel të lartë humbjesh”, tha Ibrahimi
Drejtori I Departamentit të Matjes dhe Bilancit, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dha detaje edhe mbi projektin për instalimin e matësave inteligjentë.
“Aktualisht ka përfunduar instalimi I matësave të bilancit në 3500 kabina dhe kemi filluar instalimin e matësave në konsumatorët fundorë. Pra për ta lidhur matësin inteligjent nga konsumatori fundor, në kabinë, fider dhe për ta mbyllur bilancin fundor përgjatë rrugës së transmetimit të energjisë” u shpreh Ibrahimi ndër të tjera.
Lidhur me planin e qeverisë për të ulur çmimin e energjisë elektrike, siç është paralajmëruar më herët edhe nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja Balluku, Ibrahimi tha se po punohet për përmirësimin e situatës dhe detajet do të përcillen në fillim të muajit dhjetor.
Sondazh

Aksionet europiane bien në nivelin më të ulët në 3 muaj në mesin e shqetësimeve gjeopolitike!
Tregjet e aksioneve europiane arritën nivelin më të ulët në tre muaj, të nxitura nga një shitje me bazë të gjerë pas sulmit të paprecedentë të Ukrainës në......

Pse Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave?!
Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave, e përkeqësuar nga kushtet e pafavorshme të motit, kostot e larta të prodhimit me çmime......

Grindja tregtare BE-SHBA: KE synon një listë të re produktesh amerikane për tarifa hakmarrëse importi!
Komisioni Europian po përgatit një listë të produkteve amerikane për të vendosur tarifa hakmarrëse importi në një grindje të vazhdueshme tregtare mbi......

Begaj nis konsultat për datën e zgjedhjeve - Takime me partitë politike, Presidenti: Proces i rëndësishëm
Presidenti Bajram Begaj ka nisur një proces konsultimi me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen vitin e......

Banka e Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit - Përcaktohen objektivat/ Nga politika monetare, te emisionet e parasë
Këshilli Mbikëqyrës miratoi Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, si dhe buxhetin për vitin 2025. Strategjia......

Premtimet e Trump dhe Musk për shkurtime masive - Punonjësit federalë shpresojnë të shpëtojnë vendin e punës
Mbi 2 milionë punonjës civilë federalë në SHBA po kërkojnë të mbrohen nga premtimi i Donald Trump dhe Elon Musk për të ulur kostot buxhetore duke shkurtuar......

Jo vetëm për turizëm, por edhe ndërhyrje estetike - Eksperti: Shqipëria të ndjekë modelin e Turqisë
Shqipëria gjithnjë e më shumë po pret shtetas të huaj kryesisht nga Italia për të kryer ndërhyrje estetike. Nga të dhënat e "Ministrisë së Turizmit"......

FMN: Bonusi i fundvitit nuk është zgjidhje afatgjatë - Krijohet fond në BSH për të shtuar të ardhurat e pensionistëve në vitet në vijim
Së shpejti pritet të krijohet një sistem i ri që do të dedektojë mosdeklarimin e pagave të punonjësve dhe një fond për shtimin e të ardhurave të......