Investimet në hyrje të Shkodrës - Rama: Muzeu i Lundrimit, hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë
Pas nënshkrimit të kontratës kanë nisur punimet për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e konsideroi muzeun “një investim që do t’i japë qytetit një hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë së tij, e lidhur ngushtë me lundrimin në liqen dhe lumenjtë që e rrethojnë”. Ndërtimi i tij është pjesë e projektit për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior.
Nënshkrimi i kontratës me vlerë 731 mijë euro u njoftua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në muajin mars të këtij viti. Punimet po kryhen nga kompania SMO UNION, teksa tenderi u hap të qershor të vitit të kaluar dhe autoritet kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, teksa pjesa natyrore zë përqindjen më të madhe. Parku Ligatinor do ofrojë funksione rekreative për qytetarët si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Po ashtu, sipas bankës, ky park ka rëndësi të madhe strategjike për Shkodrën sepse është një projekt pionier i përshtatur nga pikëpamja klimatike, që do të rregullojë përmbytjet në atë zonë.
Ndërhyrjet që do të kryhen janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.
Sondazh

Cilat gjoba do të falen? Zbardhet vendimi - Hyn në fuqi akti, procedurat që ndiqen dhe kush përfiton
Të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në 10 vitet e fundit dhe që nuk janë ekzekutuar, do të falen. Vendimi i qeverisë është botuar në......

Strehimi në shifra, më pak fonde në 2024 - Sa familje në nevojë u mbështetën në vitin e kaluar?
Në një kohë kur strehimi mbetet një ndër sfidat më të mëdha sociale, programi kombëtar “Strehimi”, ka arritur të mbështesë mbi 22 mijë familje në nevojë,......

Në rrugët e Shqipërisë bëjnë “paradë” makinat e vjetra - DPSHTRR: Janar- Prill 2025, mbi 21 mijë mjete s’kaluan kontrollin teknik
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- prill 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në......

Kompanitë evropiane “ringrihen” mes tensioneve tregtare - Fitimet e korporatave priten të rriten me 2.3% në tremujorin e parë
Fitimet e korporatave evropiane pritet të rriten me 2.3% në tremujorin e parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Më shumë se gjysma e kompanive kanë......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Rikuperon Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë mëngjes negativisht duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 86.1 lekë dhe është shitur me......

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë
Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka......

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë - Marrëveshja dypalëshe siguron 6 miliardë euro investime
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar që përfshin investime prej rreth 6 miliardë eurosh. Këto investime do......