Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi

Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas.
Peshën më të rëndësishme ndër të ardhurat e veta e zë zëri i taksave të tjera vendore, me afro 138 milionë lekë apo 1.3 milionë euro. Nga tarifa e pastrimit janë mbledhur rreth 85 milionë lekë, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë afro 58 milionë lekë, nga taksa e ndërtesës afro 50 milionë lekë, të ardhura të tjera jo tatimore përbëjnë 30 milionë lekë, ndërsa taksa e tokës bujqësore kontribuuon me afro 19 milionë lekë.
Sa i takon shpenzimeve edhe Berati nuk bën përjashtim nga njësitë e tjera administrative, ku pjesën më të madhe të buxhetit e çon për shpenzime personeli, me rreth 644 milionë lekë apo 6.4 milionë euro në vitin 2024, dhe më rritje në raport me një vit më parë.
Shpenzimet operative nga të ardhurat e veta regjistrohen në 347 milionë lekë, apo rreth 3.4 milionë euro, ndërsa shpenzimet kapitale janë vetëm 242 milion lekë apo 2.4 milionë euro dhe paraqiten me rënie në raport me një vit më parë.
Referuar të dhënave të censit 2023 Bashkia Berat ka rreth 65 mijë banorë.
Të ardhurat e veta për banorë në Bashkinë Berat rezultojnë në 52 euro, duke bërë pjesë në bashkitë me të ardhura mesatare, ndërsa të ardhurat e përgjithshme për banor janë 160 euro, duke u renditur ndër 8 bashkitë me të ardhura më të ulëta.
Totali i shpenzimeve për banor të bashkisë Berat është 182 euro dhe përfshihet në listën e njësive me shpenzimet më të ulëta.
Ndërsa shpenzimet për investime janë vetëm 33 euro për banor.
Pavarësisht këtyre të dhënave bashkia e Beratit ka potenciale të larta për turizëm, i cili ka tendencë zhvillimi gjithëvjetor çka do të kontribuonte në shtim të konsumit, zgjerimit të bizneseve dhe fuqizimin ekonomik të bashkisë.
Pjesëmarrje e ulët në votime, vetëm 8.1% deri në 11:00 - Mosha e tretë, më e interesuara për zgjedhjet. Në Mat kanë votuar më shumë se në bashkitë e tjera
Deri në orën 11:00 rezultojnë të kenë marrë pjesë në votime vetëm 8.14% e qytetarëve me të drejtë vote në 5 bashki të vendit. Në zgjedhjet e pjesshme vendore......
Sa e qëndrueshme është Bashkia Vlorë? - Furnizohet nga tarifa e pastrimit, shpenzon 198 euro për banor
Bashkia Vlorë, ka pasur një perfomancë në rritje sa i takon të ardhurave të mbledhura përgjatë vitit që lamë pas, kjo ndikuar edhe nga fakti se është një......
“Nafta e gazi, rol kritik për një kohë të gjatë” - Kreu i Exxon Mobil: Kontribues të mëdhenj në ndryshimet klimatike
Nafta dhe gazi do të luajnë një rol kritik për një kohë të gjatë, tha drejtori ekzekutiv i Exxon Mobil, Darren Woods, duke shtuar se pyetja ishte nëse ato do......
Balotazhi në Kosovë, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për 18 komuna/ Mbi 1 milionë qytetarë me të drejtë vote, LDK forcë e parë
Në Kosovë votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve për 18 komuna. Janë mbi 1 milionë e 316 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, pjesë e procesit të......
Rënia e eksporteve “trondit” Kinën - Pëson tkurrjen më të madhe që nga shkurti, si pasojë e tarifave amerikane
Eksportet e Kinës u tkurrën në tetor, pasi vendi regjistroi një rënie prej 25% të dërgesave drejt Shteteve të Bashkuara. Të dhënat doganore treguan një rënie......
Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025/ Celibashi: Deri në 10:00, pjesëmarrja në votime 5%. Numërimi përfundon nesër në drekë. Tepelena, me inteligjencë artificiale
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën......
Rriten investimet në bashkinë Mat - Performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë
Të ardhurat e Bashkisë Mat janë rritur në disa kategori kryesore gjatë 2024-ës, në raport me një vit më parë. Kategoria me rritjen më të lartë është taksa e......
Greqia nis kërkimet për gaz natyror në Mesdhe - Projekti mbështetet nga SHBA, ndërsa përballet me kritika nga OKB
Ndërsa liderët botërorë mblidhen në samitin COP30 në Brazil për të nxitur më shumë veprime ndaj ndryshimeve klimatike, Greqia njoftoi se do të fillojë......





