Investimet e OSHEE, 70-80 mln euro në vit - Karakaçi: Zonat prioritare, synojmë që secili rajon të mbulohet me ndërhyrje
“Investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit”. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi iu përgjigj shqetësimeve të deputetëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve për furnizimin me energji elektrike në zona të ndryshme të vendit, duke bërë me dije se me fondet që janë në dispozicion synohet që secili rajon të mbulohet me investime.
“Është e pamundur që nga ana jonë të kalohet në një investim për të mbyllur gjithë zonën. Investimet tona janë në nivele 70-80 mln euro në vit dhe patjetër që ne jemi të detyruar të prekim çdo cep të Shqipërisë sepse kemi projekte prioritare. Përsa i përket buxhetit që kemi në dispozicion ne përpiqemi që secilin nga rajonet ta mbulojmë me investime dhe normalisht mund të mbeten disa fshatra pa u mbyllur të cilët ne përpiqemi t’i mbyllim në vitet në vazhdim”, - tha Karakaçi.
Ai foli edhe për disa nga zonat proritare ku do të investohet këtë vit, me qëllim përmirësimin e furnizimin me energji elektrike.
“Këtë vit ne për herë të parë shkojmë në rindërtim të linjës 35 kV në pjesën e Tamarës, Dukagjinit që kanë qenë zona problematike sa i përket cilësisë së furnizimit. Në vitin 2025 është parashikuar një investim në vlerën 150 mln lekë në rikonstruskionin e rrjetit TU me kabllo ABC në nënstacionin Farkë, fiderat, Gjokaj, Prezë, Rinas, Valias, Mzez, etj. Po ashtu në pjesën e Krujës dhe Fushë - Krujës është parashikuar zgjerimi i rrjetit 20 kV në zonën e Niklës, që ju po ashtu e referuat. Përsa i përket nënstacionit të Valiasit në shpresojmë që brenda muajit qershor ose mes korriku të kemi fillimin e punimeve aty. Prek gjithë zonën e Kamzës dhe Vorës që kanë patur një situatë të amortizuar”, - bëri me dije administratori i OSHEE Group.
Të dhënat u bënë me dije gjatë diskutimit të projektligjit, për marrëveshjen e garancisë për kredinë 45.75 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që do të shkojë për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve eksistuese me garanci shtetërore, të lidhura me bankat e nivelit të dytë për shkak te nevojave emergjente për likuiditet.

Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së,......

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......

SHBA, në pritje të ofertave tregtare - Kërkon propozime nga partnerët për të arritur marrëveshje mbi tarifat
Administrata Trump dëshiron që vendet të japin ofertën e tyre më të mirë për negociatat tregtare deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët kërkojnë të përshpejtojnë......

Shqiptarët me Portofol Identiteti Digjital - Në konsultim, projektligji për krijimin e një dosje të vetme elektronike me të dhëna private
Së shpejti, Shqipëria pritet të krijojë Portofolin e Identitetit Digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar për konsultim publik një......

Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës!
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00......

Bitcoin shkakton 98 mln ton CO2 në vit - Procesi i gjenerimit të kriptomonedhave kërkon sasi të mëdha energjie
Rrjeti Bitcoin aktualisht prodhon një gjurmë karboni më shumë se dy herë më të madhe se shteti i Zvicrës. Kjo reflektohet nga shifrat e portalit të......

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf të specializuar në shërbim të qytetarëve!
Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat......

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi - Kush përfiton?/ Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për......