Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 15:14

Investimet e huaja, në filtër - Ibrahimaj: Bord ndërministror për sektorët kritikë

Nga Fabjona Pasho

Investimet e huaja, në filtër - Ibrahimaj: Bord ndërministror

Investimet që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian në fushën e medias dhe të mbrojtjes do të shqyrtohen nga një bord ndërministror.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e ekonomisë dhe inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas miratimit të aktit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Akti i dytë lidhet me procesin e integrimit. Me vendimin e këshillit të ministrave për Rregulloren e Shqyrtimit të Investimeve të huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare, përmbyllim gjithë piketat e kapitullit 30. Përmes këtij akti të sapomiratuar dhe një mekanizmi të një bordi të drejtuar nga ministri i ekonomisë , bord ndërministror, ne do shqyrtojmë gjithë investimet që vijnë nga vende jo anëtare të BE. Fillimisht në fushën e medias dhe mbrojtjes. Pas anëtarësimit në BE ky bord do shqyrtojë kërkesat për investime të huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare”.

Më tej, Ibrahimaj theksoi segjithashtu është miratuar një fond 100milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme.

Një akt tjetër I miratuar nëmbledhjen e qeverisë është projektligji për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital, që synohet ti japë fund dokumenteve dhe firmave shkresore përmes krijimit të këtij portofoli.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat