Investimet e huaja, “frikë” për të dhënat e tyre - Raporti/ “Të plotësohet ligji dhe të jetë i zbatueshëm”
Bizneset që operojnë në vendin tonë ngrenë si shqetësim zbatimin e dobët të rregullores për mbrojtjen e të dhënave, ç’ka sipas tyre ka çuar në shkelje të mëdha të të dhënave personale në të kaluarën, të cilat kanë përkeqësuar besimin nga investitorët ndërkombëtarë dhe partnerët e biznesit dhe i kanë sjellë Shqipërisë një reputacion të pafavorshëm.
Referuar raportit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), ky reputacion sjell sfida për kompanitë që trajtojnë të dhëna të ndjeshme, veçanërisht ato që operojnë në sektorin e transferimit të proceseve të biznesit (BPO), për të gjetur klientët ndërkombëtarë.
Po ashtu në raport thuhet, se zbatimi aktualisht i dobët i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave pengojnë investimet e huaja dhe dekurajojnë kompanitë ekzistuese të investojnë në pajtueshmërinë me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave, pasi kjo do të rezultonte në një disavantazh të kostos me kompanitë që nuk janë në përputhje me to.
Raporti thekson se pavarësisht se në 2024 është miratuar ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili zëvendësoi atë të vitit, 2008, shumë dispozita hyjnë në fuqi dy vite pas publikimit, gjë lë të hapur mundësi për sugjerime për të adresuar dobësitë që ka.
Nisur nga këto, raporti vë në dukje se zbatimi i dobët i ligjit të mëparshëm për mbrojtjen e të dhënave, qartësisht tregon se krijimi i kuadrit ligjor në vetvete nuk mjafton. “Për të siguruar një nivel të mirë të të dhënave mbrojtje dhe për të fituar një reputacion më të mirë, duhet bërë më shumë punë. “Ne rekomandojnë përsosjen e mëtejshme të kuadrit legjislativ me akte nënligjore të përshtatshme, forcimi i kapaciteteve të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të siguruar që ai mund të zbatojë legjislacionin e ri dhe marrjen iniciativave, së bashku me sektorin privat, për t'u mundësuar kompanive përputhjen me legjislacionin e ri në këtë fushë.
Në aktet nën ligjor që do të ndërmerren rekomandohet vendosja e një metodologjie transparente për zbatimin e penaliteteve si dhe konsultimi i gjerë me palët e interesuara, veçanërisht nga sektori privat, përpara miratimit të tyre, për tu siguruar se të gjitha dispozitat mund të zbatohen në praktikë.
Sondazh

RMV, ligj për çmime më të ulëta për konsumatorët - Kufizohet marzhi i fitimit të kompanive për 102 grupe produktesh
Kuvendi në Maqedoninë e Veriut ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Mbrojtjen e Kosumatorit, që synojnë të kufizojnë marzhin e fitimit të......

Çfarë e frenon tregtinë online? - Pagesat, barrierat doganore dhe besimi i konsumatorëve. Propozohen zgjidhjet
Tregtia online, po fiton gjithnjë e më shumë terren në rajon, por sfidat për bizneset mbeten të shumta, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. 7 shoqata të......

“Gati të furnizojmë SHBA-në me alumin e minerale” - Putin synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin u ofroi Shteteve të Bashkuara mundësinë për eksplorimin e përbashkët të depozitave të metaleve të rralla të vendit, si dhe......

“Tkurret” yield-i bonove 12-mujore/ Norma fiksohet në 2.77%, por ngadalësohet ritmi i rënies
Në ankandin e fundit të zhvilluar këtë javë për bonot e thesarit me afat maturimi 12- mujor, vihet re një rënie e lehtë e yield-it mesatar në 2.77% nga......

Pronat e konfiskuara në bregdet, zbardhet lista - Mes tyre hotele dhe apartamente luksoze, por nuk mungojnë as bizneset
Pavarësisht se Tirana ka numrin më të madh të pasurive të konfiskuara, pronat luksoze të përfituara në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale janë të......

BE, “armë sekrete” për bisedimet e paqes në Ukrainë? - Mbi 200 mld euro fonde ruse mund të lëkundin ekuilibrat në tryezë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vepron sikur i ka të gjitha nën kontroll për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por Brukseli ka një as......

Kontroll transaksioneve në zyrat e këmbimit - Tatimet, aksion në 20 subjekte. “Shënjestrohen” 643 të tjera
Paratë cash që qarkullojnë në ekonominë shqiptare janë në fokus të kontrolleve të shumta shtetërore. Administrata Tatimore ka nisur inspektimet për zbatimin......

Rritet numri i mjeteve green në vend - 84% e makinave të reja janë elektrike
Vit pas viti flota e mjeteve në Shqipëri është gjithnjë e më shumë green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......