Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përfshin 53 investime me një vlerë totale prej rreth 10 milionë euro. Për vitin 2025, parashikohet që të realizohen rreth 33% e punimeve, ndërsa fondi për këtë vit është 344 milionë lekë, ose afërsisht 3.4 milionë euro.
Autoritetet kontraktore për këto projekte do të jenë bashkitë përkatëse, ku do të kryhen investimet. Projektet përfshijnë ndërtimin e urave në disa bashki, si Gjirokastra, Kavaja dhe Selenica, për të lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar infrastrukturën.
Gjithashtu, një pjesë e financimit do të përdoret për blerjen e mjeteve të reja rrugore, si makina zjarrfikëse, borëpastruese dhe mjete të tjera të nevojshme për emergjenca civile. Një segment i rëndësishëm i investimeve do të shkojë për ndërtimin e mureve mbajtëse përgjatë shtretërve të lumenjve, me synimin për të parandaluar përmbytjet gjatë reshjeve të dendura.
Përveç Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore do të realizohen gjithashtu dhe 5 projekte për rehabilitimin e digave dhe ujëmbledhësve. Vlera totale e këtyre projekteve do jenë 300 milionë lekë, ku përgjatë vitit 2025 do financohen 132 milionë lekë.
Në zbatimin dhe mbikëqyrjen e këtyre projekteve do të jenë të angazhuara Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe bashkitë përkatëse.
Sondazh

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias......

Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën......

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?
Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja, do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi i......

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë
Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga......

Plani i riarmatimit të Europës - Von der Leyen parashtron paketën e mbrojtjes prej 800 miliardë euro!
Ursula von der Leyen propozoi të martën një plan të riarmatimit të Europës që ajo tha se mund të shihte shtetet anëtare të mobilizojnë deri në 800 miliardë......

Sa para’ “derdhin” shqiptarët në fondet e investimeve? - AMF: Rreth 17% më shumë anëtarë në 2024. Titujt qeveritarë, më të preferuarit
Në vitin që lamë pas janë shtuar personat që zgjedhin t'i investojnë paratë e tyre në bono thesari dhe obligacione përmes fondeve të investimeve. Të dhënat......

Shqipëria drejt “Smart City” - Marrvëveshja 118,5 mln USD me fondin e Abu Dhabit. Kamera kudo për rritjen e sigurisë
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit sistemi i kamerave nën administrimin e......

Turizmi malor, rrjet i ri elektrik në Bogë - BERZH hap tenderin, pjesë e projektit të BE për Infrastrukturën dhe Turizmin
Fshati Bogë në Malësinë e Madhe konsiderohet si një nga destinacionet turistike malore më tërheqës, ndërsa rritja e interesit të vizitorëve ka shtuar nevojën......