Investime në rrugë, parkime e ujësjellësa - Buxheti i FSHZH rritet me 17%, 19.74 mld lekë të planifikuara për vitin 2026

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një buxhet prej 19.74 mld lekë për vitin 2026 apo gati 17% më shumë se një vit më parë. Sipas tabelave që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin që vjen, investimet përfshijnë projekte të reja dhe në vijimësi në infrastrukturë rrugore, zhvillimin urban, qendrat multifunksionale, turizmin, etj. Buxheti për investimet e reja për vitin 2026 është 2.45 mld lekë, apo 12.5% e totalit, ndërsa pjesa tjetër shkon për projekte në vazhdim.
Pjesa më e madhe e fondeve shkon për programe zhvillmi, me 9.8 mld lekë, teksa ndëhyrja në shtresat asfaltike të rrugëve në katër rajonet e vendit është një nga zërat buxhetorë më lartë. Pas tyre renditen investimet në ujësjellësa, si dhe ngritja e infrastrukturës së Kolegjit të Evropës. Ndërkaq, te programet e zhvillimit është parashikuar edhe nisja e projekteve të reja, me një fond total prej 4.85 mld lekë, 1 mld e të cilave për vitin 2026.
Ndërkaq, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të FSHZH-së shkon për infrastrukturën vendore e rajonale, me 7.4 mld lekë të planifikuara. Paketa e ndërhyrjeve për rigjenerimin urban në Rajonin 2, ndërhyrje për rigjenerimin urban e mbrojtje detare në zonën bregdetare, përmirësimi i infrastrukturës së parkimit apo rigjenerimi urban i stokut të banesave janë disa nga projektet më të financuara në këtë program. Ndërkaq, projektet e reja për infrastrukturën vendore e rajonale janë parashikuar në masën 6 mld lekë, 1.2 mld prej të cilave të planifikuara për vitin 2026.
Pjesa tjetër e buxhetit të FSHZH shkon për programin “100 fshatrat”, me 2.5 mld lekë. Edhe për këtë program është parashikuar nisja e projekteve të reja, me një vlerë totale prej 2.7 mld lekë, teksa 200 mln lekë janë të planifikuara për vitin 2026.
63.7 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Cili nga autoritetet kontraktore ankohet më shumë në KPP?
Në Buletinin e Komisionit të Prokurimeve Publike, raportohen 158 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat në muajin tetor. Ndërsa në periudhën 10-mujore,......
Studentët verifikojnë online numrin e matrikullimit/ E-Albania me shërbim të ri, Kryeministri Rama: Thjeshtohen procedurat
Platforma e-Albania ka shtuar një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve nga viti akademik 2011–2012 e në vijim të......
Bizneset, “të pasigurta” për ecurinë e aktivitetit - BSH: Konsumatorët, të vetmit me rritje të besimit në ekonomi gjatë nëntorit
Konsumatorët ishin të vetmit me besim në ekonominë shqiptare gjatë muajit nëntor, ndërsa bizneset u treguan më pesimiste. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të......
2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve......
Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara
Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më qendrore në debatet shoqërore, të dhënat e fundit të Eurostat-it për vitin 2024 vendosin......
Bullgarët protestojnë kundër buxhetit 2026 - Opozita: Rriten kontributet për sigurimet shoqërore dhe taksa mbi dividentët
Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin bullgar Sofje dhe në disa qytete të tjera, duke protestuar kundër planit të buxhetit të vitit 2026, i pari i......
53.4 mln lekë për furnizimin 24 orë me ujë në Kamëz - Depo e re dhe sistem pastrimi në Bovillë për rritjen e cilësisë
Ujësjellës-Kanalizime Kamëz ka shpallur hapjen e garës për projektimin e linjës së re të transmetimit të ujit nga Bovilla drejt zonës së Bathores, si dhe......
Lojërat e fatit, shteti humb 120 milionë euro - Mungojnë 11 akte nënligjore, duhet të ishin miratuar brenda 1 tetorit 2024
Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë......





