Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 09:52

Investim për rrjetin elektrik në Kavajë dhe Golem/ OSSH hap tenderin mbi 96 mln lekë, synohet rritja e cilësisë

Nga Ernilda Luzi

Investim për rrjetin elektrik në Kavajë dhe Golem/ OSSH hap

Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për investim në rrjetin TU, 20kV, n/st Kavajë; zgjerim rrjeti 20 kV; ndërtim kabine elektrike, si dhe ndërtim rrjeti TU për zonën e Golemit. Fondi limit i përllogaritur është 96 milion e 289 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Kavaja dhe zonat periferike të saj karakterizohen nga një zhvillim intensiv i ndërtimeve në zonën bregdetare të saj. Këta faktorë kanë bërë që ritmet e rritjes së kërkesës për energji elektrike të jenë mjaft të larta.

Referuar strategjisë së zhvillimit dhe përmirësimit të rrjetave elektrike që OSSH ka, projekti përmban linjat e tensionit të mesëm 20 kV, ndërtimin e kabinave, si dhe ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët. Ky projekt është i nevojshëm, pasi kjo zonë aktualisht ka një rrjet në gjendje të keqe teknike, shumë të ngarkuar. Projekti përfshin një zonë gjeografike prej 2.52 km² dhe rreth 2163 abonentë (familjarë dhe privatë).

Zona e përfshirë nga projekti është e zhvilluar me ndërtime ekzistuese para viteve ’90, si dhe me ndërtime të reja. Aktualisht zonat qe preken nga investimi furnizohet nga fiderat 20kV te N/St 110/20 Kavajë dhe Golem, por linja e tensionit të ulët është e pa investuar.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e cilësisë së energjisë elektrike, për abonentët e zonës dhe për uljen e nivelit të lartë të humbjeve. Me anë të kryerjes së këtij investimi do të rritet siguria e furnizimit për të gjithë abonentët e zonës, thuhet në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat