Investim për përmirësimin e rrjetit energjetik - OST, 189 milionë lekë për modernizimin e linjës 110 kV Traktora-Farkë

Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka shpallur hapjen e garës kalimi në kabllor i segmentit të linjës 110 kV Traktora – Farkë në hyrje të nënstacionit Farkë. Fondi limit i përllogaritur për këtë investim është 189 milion e 351 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky projekt synon të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, si edhe të përmirësojë funksionimin e rrjetit të transmetimit. Kalimi i linjës në kabllor pritet të reduktojë ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe ndërprerjeve të energjisë.
Referuar dokumentit, punimet do të përfshijnë shtrirjen e kabllit të ri nga nënstacioni Farkë deri te pika përfundimtare e lidhjes, ndërtimin e strukturave të reja lidhëse, si dhe instalimin e pajisjeve ndihmëse që sigurojnë funksionimin normal të linjës. Po ashtu, do të kryhen të gjitha punimet e nevojshme për vendosjen, mbrojtjen dhe vënien në punë të kabllit të ri.
Pas përfundimit të instalimit, linja do t’i nënshtrohet një sërë testimesh përpara se të vihet në përdorim, me qëllim garantimin e sigurisë dhe funksionimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare.
Operatori i Sistemit të Transmetimit thekson se ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike dhe forcimit të sigurisë energjetike në zonën e Tiranës, duke kontribuar në një furnizim më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për konsumatorët.
“Përgjysmim i akcizës për birrën” - Propozimi: Të rikthehet skema e diferencuar, lehtësi për prodhuesit e vegjël
Opozita ka propozuar rikthimin e skemës së diferencuar të akcizës për birrën, me synimin për të mbështetur prodhuesit e vegjël vendas dhe për të rritur......
Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës ditën e sotme duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pati gjatë fillimit të kësaj jave teksa......
BE “zbut” objektivin për makinat me djegie të brendshme - Propozon reduktimin e emetimeve me 90% nga viti 2035
Komisioni Evropian ka propozuar të zbusë ndalimin e planifikuar për makinat me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, duke lejuar që disa automjete......
“Ndaloni rritjen e çmimeve për festat e fundvitit” - Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje bizneseve në Kosovë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u ka bërë thirrje bizneseve të ndalojnë çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit. Ky institucion......
Keni planifikuar udhëtime për festat e fundvitit? - Grevat në disa aeroporte evropiane mund t’ju ndryshojnë planet
Nëse po ktheheni në shtëpi për Krishtlindje apo jeni duke planifikuar pushime dimërore, grevat në aeroporte mund t’ju ndryshojnë mendjen. Grevat në transport......
Maqedoni e Veriut, remitancat në rënie - Vendi renditet i fundit në rajon. Kryeson Serbia
Vitin e kaluar, emigrantët dërguan 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojnë suficit, remitancat nga vendet e......
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Arrestet pa gjyq, modë e vrazhdë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SPAK i paraqiti kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, njëherazi ministër i Infrastrukturës......
Ministri Malaj merr pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, me synim diskutimin......





