Investim në teknologji dhe inovacion - “TEDA Tirana”, marrëveshje me kompaninë izraelite për bankë të dhënash digjitale
Është nënshkruar marrëveshja mes “TEDA Tirana” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”. Në këtë marrëveshje nënshkruhet një investim i rëndësishëm në teknologji dhe inovacion.
“Është një investim strategjik i një rëndësie shumë të veçantë. Bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra miliona euro për të krijuar një bazë të dhënash, një bankë të dhënash digjitale e cila do të jetë në harkun e 18 muajve pas marrjes së lejes së zhvillimit baza më e madhe e të dhënave digjitale të rajonit tonë dhe do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë digjitale dhe përkatësisht në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Kryeministri Rama.
Sipas CEO-s së kompanisë izraelite, kjo qendër do të kthehet në një motor të zhvillimit ekonomik.
“Kjo qendër e të dhënave shqiptare, nuk është vetëm një projekt ndërtimi. Do ta bëjë Shqipërinë një qendër teknologjike rajonale duke tërhequr investimet e huaja me vlerë miliona euro duke krijuar qindra vende pune cilësore. Kjo qendër do të bëht një motor për zhvillimin ekonomik.”
Por cilat do të jenë përfitimet ekonomike të TEDA Tirana?
“Ne sot kemi marrë një hapësirë prej 35 ha, të cilën po e zhvillojmë dhe po e pajisim me çdo facilitet për të krijuar një pol të jashtëzakonshëm zhvillimi. Falë këtij investimi, që pritet të arrijë vlerën e rreth 100 mln eurove, do të krijojmë kushtet për të krijuar industry si ajo automative, robotike, prodhime tëndryshme teknologjike etj. Pritet të gjenerojë rreth 7000 vende pune,” tha Blendi Gonxhja Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
TEDA Tiranë është një projekt strategjik për të nxitur investimet në teknologji dhe industri, duke ofruar lehtësira për investimet e huaja në sektorë si teknologjia, automotive, inovacioni dhe prodhimi. Synimi është krijimi i një mjedisi të favorshëm për bizneset dhe rritja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Sondazh

18 centrale diellore hynë në prodhim - Rritet pesha e energjisë fotovoltaike, kapaciteti i impianteve të rinj është 255.95 MW
18 centrale fotovoltaike hynë në prodhim gjatë vitit 2024, duke ndikuar në rritjen e energjisë diellore në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti......

Depozita afatshkurtra, apo afatgjata? Çfarë preferuan individët dhe bizneset në janar?
Pas rritjes së ndjeshme të depozitave në lekë, që sipas analizës së mëparshme të “Scan Intel” u zgjeruan rreth katër herë më shumë se ato në valutë të huaj,......

Investimet publike u rritën 90.2% në një dekadë - Projekte në rrugë dhe energji. Rritet financimi i brendshëm me 161%
Investimet publike në vend u rritën me 90.2% në një dekadë, duke sjellë dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe kthim pas të taksave të paguara. Sipas një......

Tregtia, sektori më i kredituar në janar/ Përfitoi 8,1 mld lekë. Ndjek industria përpunuese me 2,1 mld lekë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Janar të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

Italia, 3 mld euro për të ulur kostot e energjisë - Masa do të shërbejë për të mbështetur familjet dhe bizneset
Italia planifikon një sërë masash me vlerë rreth 3 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me kostot e larta të energjisë. Rritja e......

Protestat “paralizojnë” Greqinë - Qytetarët kërkojnë drejtësi dy vjet pas aksidentit që shkaktoi 57 viktima
Punëtorët grekë kanë nisur grevën, duke ndaluar fluturimet, transportin detar dhe trenat në të gjithë Greqinë. Njerëzit u ngritën në protesta për mungesën e......

Shtyhet gara për rrugën Milot-Balldre - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km, kompanitë kanë afat deri në 10 mars
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e garës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre. Tenderi për kompanitë e......

Stacione smart për autobusët në Elbasan - Sistemi i ri, informacion në kohë reale për pasagjerët
Bashkia Elbasan ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e stacioneve smart të autobusëve. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 19 milionë e......