Interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është në rritje/ Nga janari janë regjistruar 32 degë të reja biznesesh ndërkombëtare
Që prej fillimit të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit të investitorëve të huaj, me hapjen e 32 degëve të reja të bizneseve ndërkombëtare në vend. Ky zhvillim përbën një sinjal pozitiv për klimën ekonomike dhe tërheqjen e kapitalit të huaj, duke u parë si një hap përpara drejt integrimit më të thellë ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë të përqendruara në ndërtimin civil dhe industrial, duke realizuar projekte infrastrukturore si rrugë, ura, tunele, porte dhe ndërtesa të ndryshme. Përveç ndërtimit, shumë prej tyre merren me restaurimin dhe mirëmbajtjen e pasurive kulturore dhe mjedisore, duke ruajtur trashëgiminë dhe promovuar zhvillimin e qëndrueshëm.
Një tjetër fokus i rëndësishëm është inxhinieria dhe menaxhimi i projekteve, ku ofrohen shërbime të konsulencës, studime fizibiliteti, dhe asistencë teknike për investime të ndryshme, duke u siguruar që çdo projekt të jetë i planifikuar dhe ekzekutuar me profesionalizëm dhe efikasitet. Menaxhimi i pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet e lidhura me to, si blerja, qiradhënia dhe administrimi, gjithashtu marrin një vend të rëndësishëm në aktivitetet e këtyre bizneseve.
Nga ana tjetër, aktivitetet tregtare janë zhvilluar ndjeshëm, duke përfshirë import-eksportin dhe tregtinë me pakicë dhe shumicë të produkteve bujqësore, ushqimore, industriale dhe teknologjike. Në këtë kuadër janë edhe shërbimet mbështetëse për burimet njerëzore, qiradhënia e makinave, si dhe operacione të tjera të lidhura me menaxhimin dhe asistencën administrative.

Lufta tregtare, SHBA sfidon Kinën për portet/ Synon të dobësojë kontrollin e Pekinit mbi rrjetin detar global
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një mision për të dobësuar rrjetin global të porteve që kontrollohen nga Kina. Synimi është që......

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vizioni ynë, mbyllja e grupkapitujve në fund të 2027
Gjatë Konferencës që u mbajt sot në Bruksel zgjerim Marta Kos sqaroi për publikun se vizioni është që këto grupkapituj të mbyllen me sukses deri në fund të......

Spanja “eliminon” 53,000 apartamente turistike/ I transformon në banesa të përhershme për vendasit
Qeveria e Spanjës ka njoftuar heqjen e rreth 53,000 apartamenteve turistike nga Regjistri i Vetëm i Qirave Turistike dhe Sezonale, me qëllim që këto njësi të......

Rritet përdorimi i shërbimeve elektronike në e-Albania/ Vërtetimi online i detyrimeve financiare, 189 mijë aplikime vetëm në 2025
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e aksesit të qytetarëve dhe subjekteve në shërbime publike, platforma shtetërore e-Albania ka regjistruar një......

Negociatat për ‘Agjendën e Gjelbër’ në Bruksel, Rama: E dimë që ka sfida por nuk ka rrugë tjetër
Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel për hapjen e 4 kapitujve, ku menjëherë pas takimit ai po mban një konferencë së bashku me Komisioneren Europiane për......

‘Agjenda e Gjelbër’ në negociata me BE, në tryezë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane dhe Mjedisi e ndryshimet klimatike
Shqipëria hedh edhe një hap tjetër në rrugën e saj europiane. Në Bruksel sot happen për negocim edhe katër kapituj të tjerë, që njihen si Grupkapitulli IV.......

Negociatat me Brukselin, hapet klasteri 4 për Shqipërinë, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”
Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në, ku pritet të hapen negociatat për Klasterin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja......

Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike, pika e mjeteve të bllokuara kthehet në park lojërash
Ish-reparti ushtarak në Bërdicë, një hapësirë e mbuluar prej dekadash nga tonelata hekurishte dhe qindra automjete të bllokuara, po i rikthehet më në fund......