Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2026, 11:43

Interes për kalimin e pronësisë së shtëpive para vitit 1991/ Regjistrim online me 5000 lekë, gjenerohen dhe dokumentet shoqëruese

Nga Alida Lula

Interes për kalimin e pronësisë së shtëpive para vitit

Qytetarët që kërkojnë të kalojnë pronësinë e shtëpive të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim apo trojeve funksionale, mund ta regjistrojnë pronën përmes portalit e-Albania. Pasi Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar hapat që duhet të ndiqen për këtë process, mësohet se interesi ka qënë i lartë.

Sipas Kadastrës, përmes kësaj procedure qytetarët pajisen me dokumentacionin e plotë të pronësisë për banesat e tyre.

Aplikanti duhet fillimisht të hyjë në llogarinë e tij në portalin e-Albania, më pas, zgjedh shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administrativ” si dhe të klikojë opsionin “Përdor”.

Pas hapjes së shërbimit, duhet të krijohet një aplikim i ri dhe të plotësohen fushat e nevojshme të kërkuara në portal dhe të shtohet nënshërbimi “Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK’’.

Sistemi shton automatikisht edhe shërbimet për lëshimin e certifikatës së pronësisë, kopjen e kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe kopjen e fragmentit të hartës kadastrale.

Pasi plotësohet aplikimi, i inetersuari duhet ta dërgojë atë, të shkarkojë mandatin dhe të kryejë pagesën. Shërbimi bazë ASHK_R2 figuron me tarifë 5,000 lekë. Megjithatë, aplikimi mund të përfshijë edhe shërbime të tjera, ndaj shuma përfundimtare duhet kontrolluar në mandatin e gjeneruar nga sistemi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat