Interes i shtuar për energjinë diellore - Dy aplikime pranë MIE me kapacitet total të instaluar 33 MW
Sektori privat ka shtuar ndjeshëm interesin për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Së fundmi, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur aplikimet nga dy shoqëri për ndërtimin e centraleve me kapacitet të instaluar 33 MW.
Kështu, shoqëria “ALB ENERGY GROUP” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 31 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Impianti pritet të ndërtohet në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.
Edhe shoqëria “3E ENERGY” sh.p.k. ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt konçesioni po në fshatin Povelçë.
Që nga fillimi i këtij viti, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur 7 aplikime për ndërtimin e centraleve fotovoltaikë. Ndërkohë, referuar të dhënave nga ERE, në total impiantet në treg të lirë, ata që kanë kontratë me Furnizuesin e Tregut të Lirë si dhe Centrali i Karavastasë prodhuan 194,458 mWh, apo 6.6% të totalit të energjisë elektrike të gjeneruar në vend gjatë 4 muajve të parë të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, rreth 6.25% e energjisë totale në vend u prodhua nga centralet diellore, ku peshën më të madhe e mban Centrali Fotovoltaik i Karavastasë, që gjeneroi 53% të energjisë diellore të prodhuar në shkallë kombëtare.

Britania, mbi 14 mld paund për projektin bërthamor - Centrali pritet të furnizojë me energji rreth 6 mln shtëpi
Britania e Madhe do të investojë 14.2 miliardë paund për të ndërtuar centralin bërthamor Sizewell C në Anglinë juglindore. Vendi po kërkon të ndërtojë......

Investitorët ekzistues “joshen” nga Shqipëria/ Fitimet kthehen në investime. Kapitali i huaj vijon të qëndrojë në vend
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në tremujorin e parë të vitit 2025, duke prekur shifrën e 362 milionë eurove, sipas të......

Garancia Rinore/ Gonxhja: 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë......

Fitimi i shtetësisë gjermane, rekord në vitin 2024 - Një rritje prej 46% krahasuar me vitin paraardhës
Numri i natyralizimeve në Gjermani arriti një rekord të ri në vitin 2024. Sipas rezultateve të përkohshme të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në......

“Sistemi financiar të përgatitet për integrimin evropian” - Sejko: Nuk studiojmë vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen
Është zhvilluar Konferenca V e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, e cila bëri bashkë historianë, muzeologë, studiues dhe ekonomistë, për të diskutuar mbi......

Shqipëria, “stacioni” i ri për punëtorët e huaj - Fituan 1,1 mld lekë në 3 muaj. Po rritet kërkesa për leje pune
Shqipëria po kthehet në një vend të emigracionit punëtor, duke u bërë një destinacion gjithnjë e më i frekuentuar për shtetas të huaj. Vetëm në tre muajt e......

Paga referencë për punonjësit në turizëm - Plani i ri/ Si do të kontrollohen strukturat akomoduese gjatë sezonit?
Ndërsa sezoni turistik tashmë ka nisur dhe pritet një fluks i lartë turistësh, administrata tatimore do të jetë në terren për t’u siguruar që të gjithë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 85.2 lekë dhe është shitur me 86.4 lekë......