Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare - Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

Në tregun e brendshëm financiar, qeveria shqiptare ka zhvilluar më 4 maj ankandin për obligacionet 20-vjeçare, një instrument afatgjatë që synon të tërheqë investitorë me horizont të zgjeruar kohor.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në këtë ankand u shpall një shumë prej rreth 2 miliardë lekësh, ndërsa kërkesa nga tregu ishte dukshëm më e lartë, duke arritur mbi 2 miliardë lekë. Nga kjo shumë, u pranuan rreth 1.78 miliardë lekë, që tregon interes të qëndrueshëm nga investitorët.
Yield-i uniform i pranuar u fiksua në nivelin 6.50%, ndërsa yield-i maksimal i kërkuar arriti deri në 7.20%. Ky nivel kthimi e bën këtë instrument një nga më tërheqësit në segmentin e borxhit të brendshëm, duke pasqyruar si maturitetin e gjatë, ashtu edhe pritshmëritë për normat e interesit në të ardhmen.
Ky rezultat është sinjal i besimit të investitorëve në stabilitetin afatgjatë të ekonomisë dhe financave publike, por edhe si një alternativë konkurruese ndaj formave të tjera të kursimit.
Ndërkohë, gjatë muajit maj, individët dhe institucionet kanë disa mundësi të tjera për të ivestuar në tituj qeveritarë. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë këtij muaji do të zhvillohet ankandi i bonove të thesarit 6-mujore, rihapje e obligacioneve 2-vjeçare, rihapje e obligacioneve referencë 5-vjeçare, rihapje e obligacioneve 3-vjeçare, emetim i ri për obligacione 7-vjeçare dhe bono thesari 12-mujore.
Këto instrumente ofrojnë alternativa të ndryshme, nga investime afatshkurtra me likuiditet të lartë, deri te obligacione afatmesme dhe afatgjata me norma më të favorshme kthimi.
Në një kohë kur normat e interesit mbeten relativisht tërheqëse, titujt qeveritarë vijojnë të konsiderohen si një ndër format më të sigurta të investimit në tregun vendas, veçanërisht për kursimtarët që kërkojnë stabilitet dhe kthim të parashikueshëm.
Kooperativat e energjisë drejt ngritjes - Ligji i ri i hap rrugë krijimit të komuniteteve energjetike të qytetarëve
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, i nxjerrë për konsultim publik, synon të krijojë bazën ligjore për ngritjen e komuniteteve energjetike të......
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga......
Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit
Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti......
Kancelari Merz, një vit në detyrë - Përballë krizës së thellë transatlantike dhe pakënaqësisë së shtuar të gjermanëve
Kancelari Friedrich Merz shënon një vit në detyrë këtë javë, duke u përballur me krizën më të madhe me Uashingtonin në dekada, pasi Presidenti Donald Trump......
Sa tatim mbi qiratë paguan shqiptarët? - Në 2025-ën, 5 mln euro më shumë se viti 2024. Ndikim, AirBNB dhe Booking
Shqiptarët kanë paguar më shumë tatim mbi qiratë gjatë vitit 2025, duke përfshirë qiratë afatgjatë dhe ato ditore për apartamente që punohen përmes ......
Tirana, më e sigurt se Londra dhe Parisi/ Indeksi i Sigurisë e rendit Shqipërinë në nivel të mirë në Ballkan dhe kontinent
Indeksi i sigurisë për vitin 2026 i publikuar nga Numbeo vendos Tiranën në vendin e 74-ët në Europë me 59.9 pikë, duke e klasifikuar kryeqytetin shqiptar në......
Riformatohet tregu i pagesave në Shqipëri - Me hyrjen në BE, rregulla të reja për licencimin e institucioneve të pagesave
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të ndryshojnë edhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet për t’u licencuar si institucion......
Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme......


