Inteligjenca artificiale rregullohet me ligj/ Drafti i AKSHI-t, rregulla për zhvillimin e sistemeve. Praktikat që ndalohen

Për herë të pare vendi ynë do të ketë një kuadër të posaçëm ligjor për inteligjencën artificiale, teksa Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin. Nisma synon të krijojë rregulla për zhvillimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale, duke vendosur njëkohësisht garanci për mbrojtjen e qytetarëve, të drejtave themelore dhe të dhënave personale.
Një nga elementët kryesorë të draftit është klasifikimi i sistemeve të inteligjencës artificiale sipas nivelit të rrezikut. Për sistemet me rrezik të lartë parashikohen detyrime të shtuara lidhur me menaxhimin e rrezikut, cilësinë e të dhënave, dokumentimin teknik, transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore.
Projektligji ndalon gjithashtu një sërë praktikash të konsideruara të papranueshme. Mes tyre përfshihen sistemet që manipulojnë sjelljen e individëve, ato që shfrytëzojnë dobësitë e personave për shkak të moshës apo gjendjes sociale, sistemet e vlerësimit social të qytetarëve, si dhe krijimi i databazave të njohjes së fytyrës përmes mbledhjes masive të imazheve nga interneti apo kamerat e sigurisë.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet me përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale. Projektligji përkufizon konceptet “deep fake” dhe “përmbajtje sintetike”, duke vendosur bazat për rregullimin e përdorimit të tyre dhe rritjen e transparencës për qytetarët.
Në nivel institucional, drafti përcakton AKSHI-n si autoritet koordinues për inteligjencën artificiale, ndërsa në zbatimin dhe mbikëqyrjen e ligjit do të përfshihen edhe autoriteti i mbikëqyrjes së tregut, autoriteti njoftues dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas relacionit shoqërues, mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për inteligjencën artificiale krijon aktualisht pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, ndërsa zhvillimi i shpejtë i teknologjive të reja kërkon standarde të qarta për sigurinë, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
“Do të zbatojmë kërkesat e BE”/ Kompania Temu reagon pas gjobës prej 200 milionë euro
Një ditë më parë, Komisioni Evropian i vendosi një gjobë prej 200 milionë euro shitësit kinez online Temu për mosveprim në ndalimin e shitjes së produkteve......
Korea e Jugut kryeson importin e mjeteve në Shqipëri/ Janar-Prill, gati 50% e makinave të reja të regjistruara janë elektrike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri. Sipas......
Turizmi dhe ndërtimi, “motorët” e kreditimit/ Tregtia mbetet sektori më i financuar nga bankat, pavarësisht rënies
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen me ritme të forta edhe në muajin prill 2026, e mbështetur kryesisht nga sektori i turizmit, industria përpunuese......
Marrëveshje armëpushimi SHBA-Iran/ Çmimi i naftës bie me mbi 1% pas raportimeve
Kontratat e ardhshme të naftës ranë me më shumë se 1% të premten, pas raportimeve se SHBA-të dhe Irani kishin arritur një marrëveshje të mundshme për të......
“Tronditje agroushqimore dhe krizë çmimesh”/ FAO paralajmëron vendet për mbylljen e Hormuzit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është fillimi i një "tronditjeje sistemike agro-ushqimore" që mund të shkaktojë një krizë të rëndë globale të çmimeve të......
Rreziku i një "brezi të humbur"/ Raport tronditës në Britani, 1.25 milionë të rinj pa punë dhe arsim në 5 vite
Shkalla e papunësisë së të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masa, duke......
BE si Wall Street? Gjashtë vende arrijnë marrëveshje për paketën e tregjeve kryesore
Gjashtë vendet më të mëdha të BE-së arritën një marrëveshje për të ecur përpara me një plan për ta shndërruar bllokun në një treg financiar në stilin e Wall......
Korçë, vijojnë punimet në kantierin e “Polit të Festivaleve dhe Industrisë Kreative” me 18 ha sipërfaqe
Në qytetin e Korçës po merr formë “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative”, një projekt i ri me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor, turistik......



